GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U plagos në sherrin masiv në resortin luksoz në Palasë, kush është Luçiano Koçeku dhe bizneset e tij

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
U plagos në sherrin masiv në resortin luksoz në Palasë, kush është Luçiano Koçeku dhe bizneset e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi që është goditur me sende të forta dhe është rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Himarës rezulton të jetë Artur Koçeku, që zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku.

Koçeku kohët e fundit jetonte në Dubai dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e lokalit të natës “Sin” për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Konstantinos Argiros.

Ajo që duhet të ishte një natë argëtimi për grupin e të rinjve këtë fund gushti, u kthye në një pikëpyetje të madhe për jetën e Koçekut, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital pasi ka pësuar dëme të mëdha në kokë.

Në orët e para të 25 gushtit, Artur Koçeku është konfliktuar me disa persona të tjerë, sipas policisë shkak ka qenë lagja me shampanjë. Kaq ka mjaftuar që të pranishmit e dy tavolinave të përfshihen në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë.

Po kush është Luciano Koçeku?

42 vjeçari i lindur në Bulqizë rezulton të jetë aksioner në disa kompani në Bulqizë por dhe në Tiranë.

Por rrugëtimi i Koçekut me dy emra, i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në të biznesit, ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë të tjerë personazhë që jo pak herë janë lakuar si ndërtimin e kullave në kryeqytet, ashtu edhe për të tjera ‘bëma’.

Bëhet fjalë për vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, kunetërit e një tjetër biznesmenit të njohur.

Dy vëllezërit Shtufi zotërojnë ndër të tjera kompaninë ‘Nova Construction 2012’ që do të ndërtojë kullën “Mali i Tiranës”.

Kështu sipas QKB-së Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit.

Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jodhe aq të vogël.

Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kË dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kËh/vit.

G.A.V Invest është një tjetër kompaninën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.

Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.

Të plagosur

Biznesmeni Luçiano Koçeku, 42 vjeç

Fatbardh Aliaj, 42 vjeç

Në kërkim

Xhoni Spaho, 28 vjeç

Genti Baleci, 49 vjeç

Fatmir Bejo, 30 vjeç,

Klajdi Cerri, 32 vjeç.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Tur Koçeku

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Dinamo shkarkon trajnerin pas humbjes me Bylisin, ja kush do ta drejtojë ekipin

Dinamo shkarkon trajnerin pas humbjes me Bylisin, ja kush do ta drejtojë ekipin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com