GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U plagos me thikë ku mbeti i vrarë Martin Cani, shoku i tij Luisi kërkon ndihmën e shqiptarëve: S’kam mundësi të paguaj mjekimet

11:01 - 27/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U plagos me thikë ku mbeti i vrarë Martin Cani, shoku i tij Luisi kërkon ndihmën e shqiptarëve: S’kam mundësi të paguaj mjekimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është hapur një GoFundMe për 14-vjeçarin Luis Mece, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë bashkëmoashtari i tij Martin Cani.

Familja e tij thotë se në pamundësi për të mbuluar shpenzimet finaciare, për fizoterapistin, psikologun dhe spitalin, kërkon ndihmë nga shqiptarët për t’ia lehtësuar këto probleme.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u pranuar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më kanë bërë dy personat me thika, një masakër ju lutem,” shkruhet në përshkrimin e GoFundMe.

U plagosur me thikë ku mbeti i vrarë Martin Cani, shoku i tij Luisi

Linku i GoFundMe për të ndihmuar Luis Meçen 

Sakaq, sipas raportit të oficerit të policisë gjyqësore të publikuar në media, në vendin e ngjarjes kenë qenë pesë adoleshentë 14-vjeçarë. Sipas raportit, Marsel Sina, Luis Meçe dhe Martin Cani kanë qenë të përfshirë në një përplasje me Mario Lleshin dhe Klodion Bejgajn. Ngjarja u kthye në tragjedi pasi 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën nga një goditje me thikë në zemër, për të cilën Mario Perlleshaj akuzohet si autor.

Luis Meçe shoku i ngushtë i Martinit, i cili mbeti i plagosur ka thënë se është goditur nga dy persona, duke shtuar se plagët janë shkaktuar nga dy thika të ndryshme.

Sipas tij, në vendngjarje kanë qenë tre persona. Dy prej tyre, të armatosur me thika, janë ata që e sulmuan. Luisi identifikoi një prej autorëve si Mario, ndërsa përshkroi të dytin si një djalë me flokë të gjata, të cilin nuk e kishte parë më parë, por dyshon se është bashkëmoshatar i tij. Luisi tregoi gjithashtu për një person të tretë, që sipas tij nuk ishte i përfshirë në sherr, por vetëm e kishte ngritur nga toka pas incidentit.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pashë që Mario kishte nxjerrë thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pashë kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prapë pashë që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër.

Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pashë që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë.

Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë, sa njërit ia përplasa kokën te hekuri, Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, rrëfeu Luisi pë mediat.

Etiketa: gofundmeLuis Mece

Lajme të lidhura

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Para
Berisha: Do të rrethojmë parlamentin kur të miratohet buxheti

Sali Berisha u lirua, mësohet lëvizja e parë e kreut demokrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com