GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U pyet 2 orë në SPAK për shpërthimin në magazinën e tij, Çela: Isha si person në hetim

12:44 - 30/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U pyet 2 orë në SPAK për shpërthimin në magazinën e tij, Çela: Isha si person në hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë, deputeti i PS, Bujar Çela është pyetur në SPAK për shpërthimin me 2 dy të vdekur në magazinën në Lushnjë në pronësi të tij.

Në përfundim të marrjes në pyetje deputeti nuk foli gjatë për mediat, por theksoi se aty ishte si person në hetim.

Avokati tha se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku shpërthimi ka lënë pasoja që nuk janë rikuperuar. Për këtë arsye, avokati tha se deputeti nuk dha shumë deklarime.

“Nuk na është njoftuar akuzë, është person në hetim. Për shkak të gjendjes shëndetësore nuk dha dot deklarim të saktë, por është sekret hetimor. Do t’iu sqarojmë në një moment të dytë”, tha avokati i deputetit.

Deputeti Bujar Çela u akuzua fillimisht nga Prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Çështja ndaj Çelës iu transferua për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, teksa kjo e fundit ende nuk ka dalë në konkluzione konkrete lidhur me shpërthimin fatal.

SPAK ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimeve, ndërsa është në pritje të konkluzioneve që do të nxirren mbi shkaqet. Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore, Prokuroria e Posaçme zbriti në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit.

Shumica e personave në hetim janë pa masë sigurie, ndërsa i vetmi që u arrestua ishte Leonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.  Edhe ky i fundit qëndroi në qeli vetëm 2 ditë, duke u liruar pa asnjë masë, teksa GJKKO tha se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Deputeti i PS Bujar Çela është nën hetim pas aksidentit në 1 mars të këtij viti në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela, i cili iu nënshtrua edhe një operacioni.

Viktimë mbetën Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç, të cilët kanë qenë në vinçin që ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje. 51 vjeçari humbi jetën brenda në vinç, ndërsa djali i tij ndërroi jetë disa orë më pas rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Etiketa: ÇelahetimSpak

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Gjekmarkaj-eurodeputetëve: Berisha i arrestuar politik, si do të reagonit po të ndodhte tek ju

Gjekmarkaj-eurodeputetëve: Berisha i arrestuar politik, si do të reagonit po të ndodhte tek ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com