GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U qëllua për hakmarrje? Kjo është makina e 30-vjeçarit që u vra në Vlorë

22:08 - 13/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U qëllua për hakmarrje? Kjo është makina e 30-vjeçarit që u vra në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Automjet tip “Volkswagen” që shihni në foton e mësipërme është e 30-vjeçarit nga Rrësheni, Kristjan Marku alias Bardhi, i cili u ekzekutua në një atentat pasditen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë.

Makina është marrë me karrotrec nga autoritetet policore dhe pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të hollësishme.

I riu ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjen “Volkswagen” në drejtim të Vlorës në momentin kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 sapo kalon rreth-rrotullimin e fshatit Novoselës.

30-vjeçari ka humbur jetën në vend dhe për pasojë ka humbur dhe kontrollin e drejtimit të automjetit, ku makina ka përfunduar duke u përplasur me trafikndarësen.

Në momentin e atenatit, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe tre automjete të tjera, të cilat ndodheshin rastësisht dhe nuk kishin lidhje me viktimën dhe autorët.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes rreth 10 gëzhoja, teksa makina e viktimës ishte bërë “shoshë” nga plumbat dhe dyshohet se të shtënat kanë nisur që në afërsi të një karburanti.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qenë tre autorë të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automje tip  “Volkswagen Golf”, të cilës ia kanë vënë flakën në një distancë jo shumë të largët nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se ata janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi ku dogjën makinën, teksa po ashtu dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit, duke shfrytëzuar rreth-rrotullimin e Panamasë.

Raportohet se Policia e Mirditës ka ushtruar kontrolle në disa banesa në qytetin e Rreshënit, por edhe ka ngritur pika të ndryshme kontrolli në hyrje dalje të qytetit.

Nga kontrollet e ushtrua në banesa policia ka shoqëruar për në komisariat personin me iniciale M.R.

Vrasje për hakmarrje?

Kristjan Marku është një person me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Më konkretisht, ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 26 Marsit në Rrëshen, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të  Sajmir Reçit, nipi i Kastriot Reçit, i vrarë në Janar të vitit 2020.

Për ngjarjen e 26 Marsit 2023, Kristian Marku (Bardhi) u akuzua si autor bashkë me kushëririn e tij, Enrik Bardhi, teksa një ditë pas ngjarjes Policia arrestoi vetëm babain e këtij të fundit, Martin Bardhi alias Marku, i cili është dhe xhaxhai i viktimës së sotme

Martin Bardhi, xhaxhi i viktimës së sotme, u ekzekutua në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit, më 26 shtator të vitit 2023, sapo kishte dalë nga burgu për ngjarjen e Marsit të po atij viti.

Autori i dyshuar për këtë vrasje, edhe pse jo zyrtarisht, dyshohet se është Elson (Soni) Reçi, i cili prej kohësh ndodhet në Dubai, duke i shpëtuar drejtësisë, edhe pse është i shpallur në kërkim nga SPAK.

Ndërkohë, po në shtator të vitit 2023, Kristian Marku u arrestua në kuadër të operacionit “Tentativa”, pasi sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje.

Edhe vrasja e sotme e Kristjan Markut dyshohet se është pjesë e hakmarrjeve mes fisese në Rrëshen.

Etiketa: makinaVlore

Lajme të lidhura

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares
Aktualitet

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Para
U takua me Parashqevi Simakun, Curri rrëfen detaje: Po hesht, por situata është shumë më dramatike

U takua me Parashqevi Simakun, Curri rrëfen detaje: Po hesht, por situata është shumë më dramatike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme
Breaking Views

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme

16:56 - 23/02/26

Ministria e Financave ka zhbllokuar procesin e rivlerësimit, pasi është botuar në fletoren zyrtare udhëzimi që i hap rrugën këtij...

Lexo më shumë
Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve

Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve

16:40 - 23/02/26
Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera

Hetimi i i Ballukut: Pritet të ketë sekuestrime të dokumenteve dhe provave të tjera

16:27 - 23/02/26
Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com