GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 60-vjeçarit në Dibër/ U konfliktua me pronarin e lokalit, ja si e deformuan ngjarjen dëshmitarët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Dibër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para pak ditësh u raportua një ngjarje aksidentale në Dibër, ku 60-vjeçari me inicialet N. B. Humbi jetën. Por pas një hetimi të thelluar u zbulua se viktima kishte humbur jetën pasi u rrëzua me kokë në tokë pas një konflikti me një person. Më 26 qershor, ditën kur ndodhi ngjarja, personat dëshmitar raportuan se viktima ishte pasagjer në një makinë dhe teksa po zbriste nga mjeti është rrëzuar duke dëmtuar kokën. Ai u transportua tek Trauma në Tiranë por nuk arriti të mbijetonte.

Por, pas një hetimi të thelluar të policisë, u zbulua se pranë lokalit të personit me inicialet L. K., banues në Peshkopi, një konflikti për motive të dobëta, personi tjetër me iniciale O. T,  53 vjeç, banues në fshatin Shimçan, Dibër, e ka shtyrë viktimën, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

Policia ka arrestuar 53-vjeçarin O.T, gjithashtu ka proceduar penalisht në gjendje të lirë për personat: E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Autori O. T. dhe 3 personat e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, ku sipas tyre 60-vjeçari, N. B., duke zbritur nga automjeti i parkuar i personit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: AksidentaleDiberKonfliktuaKryesore1vdekjaverteta

Lajme të lidhura

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës
Aktualitet

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata
Aktualitet

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:34 - 07/10/26
E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj
Aktualitet

E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj

21:19 - 07/10/26
Para
Paralajmëron kryeministri slloven: Moska do zhvillojë luftë informative në Ballkan

Paralajmëron kryeministri slloven: Moska do zhvillojë luftë informative në Ballkan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com