GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U rrah me leva/ Zbulohen detaje nga dhunimi i kuzhinierit Çela, pak muaj më parë kunati i tij…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U rrah me leva/ Zbulohen detaje nga dhunimi i kuzhinierit Çela, pak muaj më parë kunati i tij…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i kuzhinierit Indrit Çela të shtunën pranë Urës së Gjolës në Bubq. Vëllezërit Luka morën ‘‘hak’’ ndaj kuzhinierit për shkak të një konflikti që kanë pasur 5 muaj më parë.

Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht mes kunatit të Çelës dhe vëllezërve Ernest dhe Donald Luka për parakalim të gabuar. Kunati i kuzhinierit dhe një person tjetër rrahën fillimisht me mjete të forta dy vëllezërit për shkaqe banale, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Çela.

Sipas policisë, në këtë sherr Çela nuk ka qenë person kyç, por kunati i tij. Ditën e rrahjes brutale të Çelës, vëllezërit Luka kanë pasur informacion se ai do të lëvizte, ndërsa e kanë pritur dhe e kanë rrahur.

Ditën e rrahjes brutale të Çelës, vëllezërit Luka kanë pasur informacion se ai do të lëvizte pasi ka shpërndarë një foto që po zbret në Rinas, ndërsa e kanë pritur dhe e kanë rrahur pranë Urës së Gjoles. Mbetet e paqartë pse dy vëllezërit kanë rrahur Çelën pasi ai nuk ka qenë autori kryesor i rrahjes së para pesë muajve.

Ernest Luka ka pranuar autorësinë e ngjarjes pas arrestimit, ndërsa ka qenë i rezervuar për detaje të ngjarjes së ndodhur para disa muajve. Nga ana tjetër, në marrjen e parë në pyetje, kuzhinieri Indrit Çela nuk ka pranuar në mënyrë kategorike të jetë rrahur, por sipas tij kishte pësuar aksident.

Sipas burimeve policore pritet të merret sërish në pyetje, kësaj radhe i përballur edhe me pamjet filmike të rrahjes, për të mësuar versionin e tij.

Pas ngjarjes së ditës së shtunë dhe identifikimit të autorëve të ngjarjes, policia zbarkoi në banesën e dy vëllezërve në Derven për arrestimin e tyre lidhur me rrahjen dhe gjatë kontrolleve hasën në një shtëpi bari të instaluar nga dy vëllezërit dhe babai i tyre.

Si rezultat, u arrestua babai i dy vëllezërve, Llesh Luka dhe Ernest Luka, ndërsa Donald Luka nuk është gjetur më banesë dhe është shpallur në kërkim.

Paraprakisht, policia ka përjashtuar mundësinë që Çela të ketë lidhje me lëndën narkotike që rritej në banesën e Lukëve.

Kujtojmë që Indrit Çela është emër i njohur për publikun i cili ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij, Alfio Rrotani. Të dy kanë qenë pjesë e emisionit “MasterChef Albania”, e së bashku kanë qenë pronarë të një restoranti në qendër të Tiranës.

Etiketa: Ernest dhe Donald LukaIndrit Celakuzhinierzenke

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Vazhdon “dashuria” Gjimshiti-Atalanta, mbrojtësi firmos rinovimin e kontratës për 4 vite

Vazhdon “dashuria” Gjimshiti-Atalanta, mbrojtësi firmos rinovimin e kontratës për 4 vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com