GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U rrëzua për të mos u ngritur më, kush ishte Dwamena

15:43 - 11/11/23
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
U rrëzua për të mos u ngritur më, kush ishte Dwamena
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbolli shqiptar në zi për humbjen e sulmuesit dhe kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena.

Ai ndërroi jetë pasditen e kësaj së shtune, pas një ataku kardiak në fushën e futbollit, teksa po luante në ndeshjen Egnatia-Partizani.

Raphael Dwamena është një ndër të huajt më cilësorë që ka zbarkuar në futbollin shqiptar. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, firmosi me Egnatian në janarin e këtij viti.

28-vjeçari tregoi menjëherë aftësitë e tij si golashënues, ndërkohë qe e mbylli pjesën e dytë të sezonit të kaluar me 11 gola në Superligë dhe 1 në Kupën e Shqipërisë.

Egnatia siguroi një kualifikim historik në Conference League, ndërkohë që për herë të parë shijoi edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Dwamena bëri mirë edhe në Europë me rrogozhinasit, në dy duelet ndaj armenëve të Ararat, gjatë të cilave shënoi 3 gola.

Afrikani e nisi në mënyrë të shkëlqyer edhe sezonin aktual, teksa kryesonte renditjen e golashënuesve me 9 realizime, duke dhënë një kontribut të madh në kryesimin e ekipit rrogozhinas bashkë me Partizanin.

Dhe sot, në përballjen mes dy skuadrave më në formë në Shqipëri, kapiteni i Egnatias u rrëzua në minutën e 25’. Për të mos u ngritur më, duke shkaktuar një dhimbje që do duhet kohë të kalojë te familjarët e tij, klubi dhe tifozët e Egnatias, por edhe gjithë sportdashësit shqiptarë.

Lajme të lidhura

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”
Sport

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë
Breaking Views

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”
Breaking Views

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26
Para
Zbardhet ekspertiza, ja çfarë i shkaktoi vdekjen 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën private

Dokumenti/ Zbardhet ekspertiza, anestezia i shkaktoi vdekjen 3-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata...

Lexo më shumë
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

22:10 - 09/03/26
Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com