GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U shpall në kërkim nga policia, sa e uli gjobën kreu i IMT-së në Elbasan për 2.5 milionë Lekë

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
U shpall në kërkim nga policia, sa e uli gjobën kreu i IMT-së në Elbasan për 2.5 milionë Lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë herë inspektorët dhe drejtuesit e IMT-së në Bashkinë e Elbasanit.

Një biznesi në këtë qytet i kanë vënë një gjobë për ndërtimin e një tende pa leje.

Me anë të një sekseri, kryeinspektori i IMT-së Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysmë Lekë për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë Lekë.  “Stop” e takoi kryeinspektorin e IMT-s, i cili premtoi, se do të ulte gjobën.

Andri Mehja: Ça bën? Si kalon?

Qytetari: Ça bone?

Andri Mehja: Mirë je ti? Çkemi?

Qytetari: Mirë!

Andri Mehja: Ça bëhet?

Qytetari: Kam atë problemin aty.

Andri Mehja: Epo të sqarojë xxxx!

Qytetari: Po! Unë dua ta pezulloj derisa të mbaroj!

Andri Mehja: Cilën do pezullosh?

Qytetari: Gjobën, masën, derisa të…

Andri Mehja: Nuk pezullohet ajo.

Qytetari: Po si t’ia bëjmë?

Andri Mehja: Ajo është me afat.

Qytetari: Më rëndon këtej.

Andri Mehja: Nuk ka problem, nuk të rëndon atje. Në gjykatë e ke problemin?

Qytetari: Po!

Andri Mehja: Nuk të rëndon. Gjykata del me vendim pastaj. Unë mund të çoj në përmbarim po…

Qytetari: Sa e mban, pa e çuar në..

Andri Mehja: Sot është e fundit ajo, që mbahet pastaj me përmbarim 2-3 muaj kemi afat. Po sot unë e kam të fundit, që duhet ta shkruaj se s’bën, se kam unë afatet e veta, që të bëj njoftimin ty, se unë ta nis me postë pastaj. E kupton? Prandaj i thashë edhe xxx sot e kam të fundit, nuk e mbaj dot më.

Qytetari: E marr vesh.

Andri Mehja: Kam, më ka kaluar afati. Gjoba janë, vihen me afat. Brenda 10 ditëve unë duhet të vej gjobën dhe të njoftoj ty, që u gjobite.

Qytetari: Tani si do procedojmë ne? Do më .. domethënë…

Andri Mehja: Do marrësh gjobë 5 milionë Lekë. Gjobën nuk e shmang dot pra. Gjoba të bie 17 milionë e gjysmë, ta tha xxxx.

Qytetari: Po!

Andri Mehja: Me atë, që i thashë unë i bi…

Qytetari: 5!

Fillimisht Mehja mori si kapar 300 mijë Lekë të vjetra.

Qytetari: Është problem i lekëve për momentin. Tani, të të lë një kapar të vogël unë dhe nesër të  vij të sjell?

Andri Mehja: Marr xxxx mbas, o burrë. S’bëhet llaf, o burrë!

Qytetari: Të të lë një..?

Andri Mehja: Po prit! Jo këtu! Mos ashtu gjë këtu! Do të lëri…

Qytetari: Ok!

Andri Mehja: Do të nxjerr një çun këtu, sa të ashtu ai.

Qytetari: Eh mirë! Në rregull!

Andri Mehja: Të takojë ai çuni!

Qytetari: Po të lë një 300 mijë lekësh unë tani për momentin, se aq…, për momentin.

Andri Mehja: Shih mbylle, se..!

Qytetari: Nesër të vij të sjell pjesën tjetër. 2500-nd më tha…

Andri Mehja: Po pra, po!

Qytetari – Ok!

Andri Mehja: Ok! Ke një 10-tsh, që të thashë unë të shpëton, prandaj po të them.

Qytetari: Faleminderit! Po kam hallin atje, se isha…

Andri Mehja: Për përmbarim do të, e hedhim në gjykatë pastaj shpejt. Të dalë gjykata me vendim dhe unë nuk po ta çoj në përmbarim, po ta mbaj.

Qytetari: Nesër ça ore ke mundësi?

Andri Mehja: Deri nga ora 12:00 besoj, do ta mbyllësh.

Qytetari: Ok!

Andri Mehja: Hë. Ja po të nxjerr një çun të vij aty.

Qytetari: Mirë! Në rregull!

“Shoku”: Hë mret!

Qytetari: Si je?

“Shoku”: Qysh je?

Qytetari: Të të jap një porosi për shefin! Janë, numëroji, 300 mijë lekë aty!

“Shoku”: Në rregull!

Qytetari: Hë!

“Shoku”: Në rregull!

Qytetari: Në rregull! Mirupafshim!

Në takimin e ditës së dytë iu dorëzuan 2 milionë e 200 mijë Lekët e tjera në dorë kyeinspektorit brenda një automjeti.

Qytetari: Si je?

Andri Mehja: Ça bane? Qysh je ti? Mirë!

Qytetari: U lodhe? U mërzite?

Andri Mehja: Po hajde, punë sa të duash gjithandej.

Qytetari: Dëgjo! Atë tendën do ma prishësh mua?

Andri Mehja: Jo!

Qytetari: Ok! Se e kisha merak atë. Sa kemi këtu? (Nxjerr lekët)

Andri Mehja: Futi, futi, s’ka gjë aman, se…

Qytetari: Prit se i bëra 1, 2, 3, 4, 5, 6, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 20, 22, (2200 mijë lekë) Se mora 2,5 unë edhe po harrova, që të kisha dhënë.

Andri Mehja: (Flet në telefon) Alo, hë mo ça bën?

Qytetari: T’i vë këtu tek kjo? (Kroskoti) Kur të mbaroj hallin këtej unë, se pak kam. Kam mundësi të shtoj.

Andri Mehja: Je në proces gjyqësor aty. Do të ashtu prapë ata. Do flasim nga afër. Mirë!

Qytetari: Do më bezdisin thua?

Andri Mehja: Hajd, se do takohemi do flasim. Mirë!

Qytetari: Se dua ta mbuloj edhe këtë pjesën, e ke parasysh? Kam vënë ato gjashtë panelet. Të vija dhe pjesën këtej, se…

Andri Mehja: Flasim në fund, mbarojmë këtë njëherë!

Qytetari: Gjithsesi shumë faleminderit!

Andri Mehja: Hajd, se dëgjohemi!

Qytetari: Mirupafshim!

Andri Mehja: Hajde! Shëndet!

Pikërisht për këtë rast të denoncuar nga emisioni Stop, kryeinspektori Mehja dhe një inspektor u shpallën në kërkim mbrëmjen e kësaj të marte nga Policia e Elbasanit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Lajme të lidhura

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Para
Arsenal “shuplakë” Chelsea, “Topçinjtë” ruajnë me “manita” vendin e parë në Premier League

Arsenal “shuplakë” Chelsea, “Topçinjtë” ruajnë me “manita” vendin e parë në Premier League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26

Emergjenca e emigrantëve në Ceuta do të jetë në qendër të një mbledhjeje urgjente të ministrave të Brendshëm të Bashkimit...

Lexo më shumë
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com