GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U shpreh se janë kryer akte ilegale në Prestige Resort, Hysenbelliu: Berisha të tregojë faktet

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
U shpreh se janë kryer akte ilegale në Prestige Resort, Hysenbelliu: Berisha të tregojë faktet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Hysenbelliu Group” ka reaguar sot pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha se në Prestige Resort janë kryer veprimtari të paligjshme nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë kohës që ky i fundit e ka frekuentuar hotelin.

Në një deklaratë për mediat, “Hysenbelliu Group”, i kërkon ish kryeministrit Berisha të bëjë publike faktet dhe autorët për korrupsionin me dy godinat e konfiskuara, që Berisha i përmendi në konferencën e përjavshme për shtyp.

 

DEKLARATË E GRUPIT “Hysenbelliu”

Në konferencën e tij të shtypit, sot z. Sali Berisha ndër të tjera deklaroi se “Në qoftë se shkon dhe vë tritol ndaj pronave të një pronari të mediave në mënyrën më demonstrative, pasi ke ngrënë, ke pirë, ke bërë orgjira aty…”.

Duke respektuar qëndrimet politike të Berishës në emër të opozitës shqiptare dhe denoncimet e vazhdueshme që ai ka bërë kundër aktit të paligjshëm të qeverisë mbi “Prestige resort”, duhet të sqarojmë për opinionin publik se hoteli Prestige ka funksionuar mbi bazën e parimeve më cilësore të hotelerisë dhe turizmit, me kontrata të rregullta me agjencitë më të rëndësishme turistike perëndimore.

Deklarojmë me përgjegjësi se gjatë funksionimit të tij, në hotel nuk është kryer kurrë asnjë veprimtari e jashtëligjshme, sikundër deklaroi zoti Berisha. Hoteli ka pasur standardet më të larta të sigurisë dhe është përzgjedhur për veprimtari të ndryshme nga mjaft institucione ndërkombëtare.

E ftojmë z. Berisha dhe këdo tjetër të publikojë provat e pretenduara, ndërkohë që ne jemi të bindur se prova të tilla nuk ekzistojnë.

Në lidhje me deklaratën se “Taulant Balla ka kaluar dy muaj dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë në suitën presidenciale të resortit” deklarojmë se z. Balla ka qenë në resort, në disa aktivitete të organizuara nga grupi parlamentar i PS dhe si vizitor i personave të strehuar pas tërmetit të vitit 2019.

Lidhur me deklaratën tjetër të Berishës se “pas 2 godinave të tjera të Prestige që u konfiskuan qëndron korrupsioni”, i kërkojmë atij të bëjë publike faktet dhe autorët e këtij korrupsioni, pasi siç e kemi theksuar resorti ishte me leje të rregullt nga qeveria shqiptare./BW

Etiketa: berishaHysenbelliuPrestige

Lajme të lidhura

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
FOTO/ Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

FOTO/ Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com