GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U sulmuan në uzinën e Gramshit, del ekspertiza për dy ushtarakët

13:22 - 12/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U sulmuan në uzinën e Gramshit, del ekspertiza për dy ushtarakët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për dy ushtarakët shqiptarë. Ata ranë pre e sulmit nga rusi Mikhail Zori. Ngjarja ndodhi në uzinën e Gramshit në muajin gusht të vitit që sapo lamë pas. Sipas ekspertizës, në trupin e Ardjan Xhaka janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti, rë cilat janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt).

Ndërsa në trupin e ushtarakut tjetër Aldo Bici u konstatua: “dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti, ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë.”

Nisur nga këto konstatime, ndaj Mikhail Zorin mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje.

Prokuroria e Elbasanit po zhvillon hetime për disa vepra penale, një prej tyre ajo e spiunazhit pasi është zbuluar se janë fotografuar objekte të rëndësisë kombëtare.

Prokuroria i ka kërkuar mjekut ligjor kërkuar nga se: Çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Ardjan Xhaka, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime?

Me shkresën nr. 735 të Institutit të Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.735 për shtetasin Ardian Xhaka bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti. Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (Sprajt). Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë.

Në datë 20 gusht 2022 i është kërkuar mjekut ligjor se çfarë dëmtimesh konstatoheshin në trupin e shtetasit Aldo Bici, me çfarë mjeti ishin shkaktuar ato dhe në çfarë kategorie hynin këto dëmtime.

Me shkresën nr.736 Instituti i Mjekësisë Ligjore në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr.736 për shtetasin Aldo Bici bazuar në ekzaminimin objektiv, kartelën klinike të QSUT Tiranë, janë konstatuar: A dhimbje koke, shikim të turbullt e tharje fyti. B- ekimozë dhe shembje e indeve të buta të dorës së djathtë. Këto dëmtime për pikën A janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (sprajt). Ndërsa dëmtimet për pikën B janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.

Etiketa: GramshKryesore1ushtarakeUzine

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Vjen parashuta e dytë për Luizin, “BBV” kyç banorët në shtëpi

Vjen parashuta e dytë për Luizin, “BBV” kyç banorët në shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com