GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

U thanë se do të anulohen kreu i OBSH flet për Lojërat Olimpike: Duhet të mbahen, kanë fuqi për të bashkuar botën

10:57 - 21/07/21
në Ekonomi & Sociale, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 60% e japonezëve dëshirojnë që Lojërat Olimpike  të anulohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se Lojërat Olimpike në Tokio duhet të mbahen, në mënyrë që t’i tregojnë botës se çfarë mund të arrihet me plan dhe masa të duhura.

Duke folur në Tokio para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik më 21 korrik, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se bota ka nevojë për Olimpiadë “si festë për shpresë”.

“Lojërat Olimpike kanë fuqi për të bashkuar botën, për ta inspiruar dhe për të treguar se çfarë është e mundshme”, ka thënë ai.
Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik, teksa rriten shqetësimet për siguri, meqë mijëra atletë dhe staf mbështetës janë duke shkuar në Japoni, ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit përhapet shpejt në botë.

Tedros ka folur teksa organizatorët kanë raportuar për tetë infektime të reja në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra, duke e çuar numrin total të infektimeve në 79.

Shefi i OBSH-së ka thënë se Lojërat Olimpike nuk duhet të gjykohen nga numri i rasteve me koronavirus, meqë eliminimi i rrezikut është i pamundshëm.

“Shenjë suksesi është të siguruarit që çdo rast do të identifikohet, izolohet dhe gjurmohet, në mënyrë që të ndalet zinxhiri i përhapjes”, ka thënë ai.
Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Lojërat Olimpike mund të kthehen në ngjarje “super-përhapëse”, marrë parasysh dhjetëra njerëzit e përfshirë.
Lojërat Olimpike, që janë shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë, do të mbahen këtë vit pa spektatorë, për shkaqe sigurie/ REL

Etiketa: fshati olimpiklojera olimpikePandemi

Lajme të lidhura

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”
Breaking Views

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26
‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara
Breaking Views

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

12:53 - 11/03/26
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim
Breaking Views

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim

12:33 - 11/03/26
Para
Rama inspekton fabrikën për përpunimin e produkteve bujqësore: Ka shumë për të bërë akoma

Rama inspekton fabrikën për përpunimin e produkteve bujqësore: Ka shumë për të bërë akoma

TË FUNDIT

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës
Aktualitet

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26

Zbardhen emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në...

Lexo më shumë
Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

14:49 - 11/03/26
Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

14:24 - 11/03/26
Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26
“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com