GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U trafikua nga i dashuri, rrëfehet vajza shqiptare: Më shiti, isha pronë e tutorit

17:14 - 29/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U trafikua nga i dashuri, rrëfehet vajza shqiptare: Më shiti, isha pronë e tutorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tentativa e tretë e dërgoi Valbonën në Itali, në një shtëpi në Torino ku nuk kishte askënd që njihte: as të fejuarin, as shokun e tij dhe as njeriun që e mbajti të burgosur në Vlorë. Vetëm 18 vjeçe, ajo kuptoi se kishte rënë viktimë e trafikimit.

Pengu i saj më i madh, rrëfen për “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E diela shqiptare”, program i Tv Klan, ishte nëna që kishte lënë pas në Elbasan, e cila e kërkonte ngado, po ajo vetë kishte humbur dëshirën për të jetuar. Tashmë ishte pronë e një tutori, në një shtëpi në Itali ku ushtrohej prostitucion.

Valbona: Kur shkuam në Torino më çuan në një shtëpi të disa djemve që punonin, por kishin edhe vajza që jetonin aty bashkë me ta. Unë aty pata një shok të jashtëzakonshëm sepse këto vajza jo vetëm që bënin atë punë, por flisnin dhe shumë keq. Në ato momente jeta ime nuk kishte më kuptim. Isha një njeri që jetoja kot, më dukej vetja e tepërt në botë, kisha një peng të madh që nuk flisja me mamin, nuk e kisha lajmëruar për asgjë.

Ardit Gjebrea: Kishe mundësi dhe nuk e bëre?

Valbona: Nuk kisha mundësi. Asnjë.

Ardit Gjebrea: Kur e kuptove që ishe viktimë e trafikimit, cili ishte momenti?

Valbona: E kuptova kur fola shumë qartë me këtë djalin.

Ardit Gjebrea: Që në Vlorë?

Valbona: Jo, në Torino.

Ardit Gjebrea: Kur shkove te ajo shtëpia që ishin djemtë, vajzat, kuptove se çfarë ndodhi?

Valbona: Aty e kuptova më së miri sepse ishte e pamundur mos ta kuptoja. E pyes, i them “tani duhet të di të vërtetën se është e kotë të ma mbash të fshehur” dhe më tregon që unë isha e blerë nga ai dhe këta dy djem, i dashuri im dhe shoku i tij më kishin shitur te ai djalë dhe unë i përkisja vetëm atij, isha pronë e tij nga momenti që ai kishte paguar lekët për mua.

Ardit Gjebrea: Pra ishte tutori yt?

Valbona: Ishte tutori im dhe ishte gjithçka për mua.

Ardit Gjebrea: Ti ishe skllavja e tij? Çdo gjë që thoshte ai ti duhej ta bëje?

Valbona: Po, ishte urdhër për mua.

 

 

Lajme të lidhura

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati
Aktualitet

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje
Aktualitet

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Para
Dhënia e Butrintit me koncesion, Aulon Kalaja: E kundërshtojmë projektin për Butrintin

Dhënia e Butrintit me koncesion, Aulon Kalaja: E kundërshtojmë projektin për Butrintin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bolonjës në Itali ku 12-vjeçari shqiptar Louis Pisha ka ndërruar jetë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com