GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

U vendos! Kosova i jep për 10 vite 300 qeli burgu me qira Danimarkës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
U vendos! Kosova i jep për 10 vite 300 qeli burgu me qira Danimarkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova dhe Danimarka nënshkruan të hënën një letër qëllim sipas së cilës shteti danez do të marr në shfrytëzim për një periudhë 10 vjeçare qendrën e paraburgimit në Gjilan, rreth 45 kilometra në lindje të Prishtinës.

Ministrat e drejtësisë të të dyja vendeve nuk shpalosën hollësi të marrëveshjes pasi që sipas tyre e njëjta pritet të vazhdojë të diskutohet.

Zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë kanë thënë se Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro nga Danimarka, e cila do të financojë sistemin e drejtësisë të Kosovës dhe projektet e energjisë së ripërtërishme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Kosova është vlerësuar si palë serioze me idenë e transferimit të burgosurve që aktualisht mbahen në qendrat korrektuese në Mbretërinë e Danimarkës.

“Kosova ka kapacitete për 2 mijë e 500 të burgosur dhe aktualisht janë rreth 700 vende të lira dhe kemi marr përsipër që t’i gjendemi Mbretërisë së Danimarkës në këtë sfidë me mungesë të kapaciteteve por duhet shtuar faktin këtu që vlejnë ligjet e Danimarkës sepse Danimarka vetëm do ta marr në shfrytëzim qendrën e paraburgimit në Gjilan”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tha se marrëveshja duhet të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës pasi që hyn në kategorinë e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ministri i drejtësisë së Danimarkës, Nick Hakerup, tha se marrëveshja është një shenjë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës dhe sipas tijme këtë marrëveshje do të përfitojmë të dyja palët.

“Shpresoj që kjo marrëveshje do të zgjidh një masë të madhe të problemeve me të cilat përballemi me burgjet e mbingarkuara në Danimarkë dhe gjithashtu shpresoj që kjo do t’i mundësoj Kosovës që të investojë në sistemet e burgjeve të saj dhe të zhvilloj kapacitetet e saj në sundimin e ligjit më gjerësisht”, tha ai duke nënvizuar se të burgosurit që të do të vendosen në Kosovë nuk do të jenë persona të lidhur terrorizmin dhe krimet e luftës.

Kritikët e marrëveshjes në Kosovë tërheqin vërejtjen se vendi ka mungesë të mundësive dhe burimeve për një marrëveshje të tillë.

Praktika të tilla janë zbatuar në vendet evropiane edhe më parë, përfshirë Norvegjinë dhe Belgjikën që kishin marrë me qira qeli burgu në Holandë./ VOA

Etiketa: Kosovemarrveshje

Lajme të lidhura

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve
Breaking Views

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26
Para
Salianji nga Korça: 80% e delegatëve do të jenë në Kuvendin e 18 dhjetorit

Protesta, Salianji: Berisha nuk mblodhi dot as delegatët që pretendonte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com