GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkodër, arrestohet 24-vjeçari i plagosur. Qëlloi veten e gënjeu policinë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet autori i vrasjes së 25 vjeçarit në Shkodër: Nuk e duroja dot më, ma solli te hunda
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një lloj skeme mashtrimi është zbardhur në Shkodër, teksa policia ka zbuluar se një 24 vjeçar kishte gënjyer për plagosjen e tij me armë zjarri.

Shtetasi Isak Mehmedaj, 24 vjeç tha se disa persona të panjohru e kishin plagosur atë me armë zjarri. Ndërsa pas zbulimit të këtij mashtrimi, policia ka vënë në pranga edhe 20 vjeçarin, shtetasin G.M i cili me dëshmitë e tij ishte përpjekur të fshihte të vërtetën duke e tjetërsuar.

“U plagos aksidentalisht me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur disa persona të panjohur, Policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 24-vjeçarin.

Në pranga edhe një 20-vjeçar i cili së bashku me 24-vjeçarin fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër, nga disa persona të paidentifikuara, nga hetimet e thelluara rezultoi se:

Shtetasi Isak Mehmedaj, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e policisë.

Etiketa: Arme zjarrikronikeShkodër

Lajme të lidhura

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë
Aktualitet

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar
Aktualitet

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i plagosur

21:04 - 01/11/26
Para
Njerëzit në luftë më jetën, si zyrtari me 3 farmaci kontrabandoi ilaçet gjatë pandemisë

Njerëzit në luftë më jetën, si zyrtari me 3 farmaci kontrabandoi ilaçet gjatë pandemisë

TË FUNDIT

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht
Sport

Juventusi triumfon ndaj Napolit, talenti 17-vjeçar realizon një supergol, Spalletti merr frymë lirisht

22:45 - 01/11/26

Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në një sfidë...

Lexo më shumë
Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

Zbulohet plantacion kanabisi në Itali/ Arrestohet një 57-vjeçar shqiptar dhe vihen nën hetim gjashtë të tjerë

22:31 - 01/11/26
Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

Ballist Morina takon Erion Vishkullin në Romë, i dhuron fanellën e Kombëtares: Për autoktonin, Zoti është shqiptar

22:06 - 01/11/26
Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

Rrëzohet një avion në zonë të banuar në Florida

21:45 - 01/11/26
Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake

21:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com