GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U vra me tritol, motra e Aleksandër Sadikaj: Ja kush ia kishte dhënë jelekun anti-plumb

15:59 - 14/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U vra me tritol, motra e Aleksandër Sadikaj: Ja kush ia kishte dhënë jelekun anti-plumb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për vrasjen me tritol të Aleksandër Sadikaj disa ditë më parë në aksin Sauk-TEG në Tiranë. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e familjarëve për të zbërthyer lidhjet dhe njohjet e viktimës me persona të tjerë të cilët dyshohet se mund të kenë marrë pjesë në atentat. Motra e 27- vjeçarit ka deklaruar para grupeve hetimore se vëllai i saj jepte shuma të vogla parash, fajde miqve dhe shokëve të tij, ndërsa pretendon se vrasja nuk është kryer për këtë arsye. Sakaq ajo ka zbuluar se Sadikaj kishte edhe një jelek anti-plumb që sipas motrës, jelekun ia kishte bërë dhuratë një mik i 27- vjeçarit.

“Dylbitë janë në shitje në faqe online, i përdorte për të parë zogjtë nga larg. Vëllai im nuk njeh njëri nga Holanda. Nuk ka shkuar kurrë dhe nuk ka asnjë shok atje. Lekët me fajde? E vërtetë! Janë dhënë shuma të vogla tek miqtë dhe shokët. Nuk të vret njëri për shuma kaq të vogla. Jelekun anti-plumb ia bëri dhuratë një shok”, tregon motra e të riut.

Si ndodhi ngjarja?

Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia ka dalë që të dilte vetë nga makina. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t’i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Kush është Aleksandër Sadikaj?

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019, ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thikë 40-vjeçarin nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte si autor i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës.

Etiketa: Aleksander SadikajhetimeKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…
Aktualitet

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…

19:21 - 27/02/26
Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë
Aktualitet

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

18:39 - 27/02/26
Para
Gara në PD, “rekord” në Tiranë, ja sa ishte numri  i pjesëmarrësve

Diskutohet reforma territoriale, në mbledhjen e grupit të PD-së paraqiten pak deputetë (emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26
Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

19:45 - 27/02/26
Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

19:34 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com