GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

U vra në Tivar, a ishte Mustafa dëshmitar për klanin e Skaljarit?

11:28 - 28/02/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
U vra në Tivar, a ishte Mustafa dëshmitar për klanin e Skaljarit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia malazeze po heton nëse anëtarët e klanit kriminal Skaljar kanë vrarë të martën Edmond Mustafën (29 vjeç) për ta penguar të fliste para hetuesve për veprimet kriminale të grupit, në të cilat dyshohet se ka marrë pjesë edhe vetë viktima deri pak kohë më parë, shkruan “Vijesti”.

Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës në Tivar. U vra nga një bashkëpunëtor i klanit Skaljar, Dino Ibrahimoviç (27 vjeç). Teksa Mustafa ishte duke ecur, dorasi iu afrua nga pas dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij me një automatik. 29-vjeçari shqiptar mbeti i vdekur në vend, ndërsa vrasësi u arratis me një skuter elektrik. Por Ibrahimoviç u arrestua më pak se një orë më vonë.

Për gati një dekadë, Mustafa konsiderohej si pjesëtar i klanit të Tivarit që udhëhiqej nga Alan Kozharini tashmë i vdekur, i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar.

Pas vrasjes së Kozharit në verën e vitit 2020, sipas policisë, Mustafa ka ndërruar anë. Kjo mbështetet edhe nga transkriptet e gjetura në aplikacionin “Sky ECC” të policëve që u arrestuan si bashkëpunëtorë me krimin më herët.

Sipas transkriptëve të policëve, të cilët i raportojnë liderit të klanit kavaçkas Radoj Ziver, ata garantojnë se Mustafa do ta akuzonte liderin e Skaljarit, Jovan Vukotiq, për shumë vrasje.

Megjithatë, policia pretendon se të shtënat e djeshme kanë qenë përballje mes anëtarëve të të njëjtit grup kriminal. Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë.

Vrasja

Pasi Mustafa u godit me disa predha nga Ibrahimoviqi, ndër të parat që vrapoi ishte motra e viktimës, vendi i punës i së cilës ishte pak metra larg nga ku iu vra vëllai.

Falë dëshmitarëve okularë, vrasësi u identifikua dhe arrestua brenda një periudhe të shkurtër kohore. Dino Ibrahimoviq gjithashtu kishte urdhërarrest ndërkombëtar “me një shtet me të cilin Mali i Zi s’ka marrëveshje ekstradimi”.

Kush është i vrari dhe dorasi

Edmond Mustafa që u vra dje ka mbushur ballinat e gazetave për kronikën e zezë për gati një dekadë.  Ai ishte arrestuar për krime me elemente dhune, zhvatje, armëmbajtje pa leje. Prokuroria Speciale e Malit të Zi më herët ka thënë se po merret me pretendimet që kishte bërë Mustafa.

Ndërkohë, dorasi Ibrahimoviq u arrestua disa herë për tentativë vrasje, sjellje të dhunshme, por edhe për akuza se ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen e Shqepan Roganoviq. Roganoviq u vra më 13 shkurt 2020.

Etiketa: Edmond MustafënTivarVrasje

Lajme të lidhura

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Botë

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
Vuçiç mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pritet nga Rama dhe Zelensky

Vuçiç mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pritet nga Rama dhe Zelensky

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë...

Lexo më shumë
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

09:30 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com