GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

U zgjodh kryetar i FRPD, Besart Xhaferi pas akuzave për manipulim: Edhe rivali më uroi

në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
U zgjodh kryetar i FRPD, Besart Xhaferi pas akuzave për manipulim: Edhe rivali më uroi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besart Xhaferri ka reaguar pas akuzave të të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që thonë se votat që nxorën Xhaferrin kryetar janë manipuluar. Xhaferri u zgjodh këtë të diel kryetar i FRPD-së. Nga gjashtë kandidatë në garë, ai grumbulloi më shumë se të tjerët, konkretisht 5256.

I kontaktuar nga TCH, Xhaferri thotë se rezultati ishte i thellë dhe disa incidente të vogla nuk kanë ndikim. Edhe kandidati që doli i dyti në garë më uroi, shprehet Xhaferri, që shton se do të punojë me kolegët për të ndërtuar forumin e demokratëve.

“Besoj se rezultati është shumë i thellë që këto incidente të kenë ndikim. Megjithatë, çdo kuti e kontestuar të rinumërohet. Unë, kandidat si gjithë të tjerët kam qenë dhe vetëm një vëzhgues kam pasur. Paçka se disa individë të caktuar duan të hedhin baltë mbi garën time, fitoren, kontributet apo edhe personalitetin!

Kandidati i dytë nga numri i votave më uroi suksese! E falenderoj dhe së bashku do ndërtojmë forumin”.

Në garë, Xhaferri la pas Mariglend Doçin me 1292 vota, Artjon Bajramajn me 528 vota, Barbara Dodën me 452 vota, Alesia Balliun me 186 vota dhe Arnold Kariqin me 168 vota.

Një ndër kandidatët postoi në rrjetet sociale procesverbalin dhe tha se ka marrë vota të painfluencuara nga kryetarë degësh, deputetë apo kriminelë. Ndërkohë tek faqja e FRPD Durrës, u publikuan të dhëna të tjera në lidhje me rezultatet.

FRPD drejtohej deri më sot nga Belind Këlliçi, teksa zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur në vitin 2015.

Etiketa: Besart XhaferriFRPDmanipulim

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet

Colella: Pësuam gola të pabesueshëm, u sollëm si fëmijë në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com