GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-15 e ka nisur me këmbën e mbarë turneun “UEFA Development U-15”, teksa mundi 1-0 Irlandën e Veriut në sfidën e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë iu falën një goli të shënuar në pjesën e dytë nga Gerald Qirjazi.

Trajneri Bledar Borova e nisi ndeshjen me këtë formacion: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Rogers Meçja, Rouen Dani, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi, Savio Disha dhe Rei Muça.

Ndërkohë, gjatë ndeshjes u aktivizuan Ersan Senko, Damian Qatipi, Brian Hykollari, Sergen Jakupi, Enio Shtuka, Gerald Qirjazi dhe Loen Licka.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar dhe me shumë raste shënimi. Shqipëria krijoi më shumë volum loje, goditi edhe shtyllën, ndërsa një gol i kuqezinjve u anulua për pozicion jashtë loje. Miqtë e patën të vështirë të gjenin hapësira, teksa 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Gjithçka u vendos nga një gol spektakolar në minutën e 70-të. Gerald Qirjazi provoi me një goditje nga pranë mesit të fushës, duke shfrytëzuar edhe daljen jo të mirë të portierit të Irlandës së Veriut dhe duke shënuar golin që i dha Shqipërisë tri pikët e para në këtë turne.

 

 

Etiketa: FitoreGoli i QirjazitIrlanda e VeriutShqiperiau 15UEFA Development”

Lajme të lidhura

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, “Mbrëmja Gala Topi i Artë 2026” do të zhvillohet më 11 janar 2027
Sport

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, “Mbrëmja Gala Topi i Artë 2026” do të zhvillohet më 11 janar 2027

18:37 - 19/11/26
Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e festës me shqiponjë ndaj Serbisë në Botërorin 2018: Kishte shumë presion
Sport

Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e festës me shqiponjë ndaj Serbisë në Botërorin 2018: Kishte shumë presion

17:39 - 19/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

15:29 - 19/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut
Sport

UEFA Development U15/ Shqipëria e nis me fitore, goli i Qirjazit vendos ndaj Irlandës së Veriut

20:48 - 19/11/26

Shqipëria U-15 e ka nisur me këmbën e mbarë turneun “UEFA Development U-15”, teksa mundi 1-0 Irlandën e Veriut në...

Lexo më shumë
“Rama, jep dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë pas marshimit në Tiranë

“Rama, jep dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë pas marshimit në Tiranë

20:45 - 19/11/26
Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në burgun e Rrogozhinës, kapet i dënuari Alfred Hoxha

Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në burgun e Rrogozhinës, kapet i dënuari Alfred Hoxha

20:30 - 19/11/26
“Bota po ndjek protestën”/ Greta Thunberg në krah të protestuesve në Tiranë, denoncon dhunën dhe korrupsionin

“Bota po ndjek protestën”/ Greta Thunberg në krah të protestuesve në Tiranë, denoncon dhunën dhe korrupsionin

20:30 - 19/11/26
Besart Xhaferri largohet nga drejtimi i FRPD-së

Besart Xhaferri largohet nga drejtimi i FRPD-së

20:18 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com