GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Uau! Anuela Ristani, 200 milionë lekë për lavazhin e makinës së saj dhe atyre të stafit

20:38 - 05/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Uau! Anuela Ristani, 200 milionë lekë për lavazhin e makinës së saj dhe atyre të stafit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anuela Ristanin, kryetaren e komanduar nga Edi Rama në vend të Erion Veliajt, po e mundon një tender. Është një shërbim i domosdoshëm, pa të cilin bashkia Tiranë nuk bën dot! Bëhet fjalë për larjen e makinave të saj, të burrit dhe të stafit në varësi. Duke qenë se është pak alergjike dhe nuk duron dot asnjë grimcë pluhuri tek makina e saj, Anuela ka vendosur të harxhojë 200 milionë lekë për lavazho.

Mos u habisni, shihni dokumentin e më poshtë të tenderit që ka autorizuar kryetarja.

Më konkretisht, është prokurimi me objekt “Blerje shërbimi për larje automjete”, që financohet nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2025. Domethënë janë lekë nga taksat e qytetarëve të kryeqytetit, gjobat e policisë bashkiake dhe taksat e bizneseve.

Vlera e fondi limit të autorizuar për lavazh nga Anuela Ristani është 19 464 000,00 lekë pa TVSH.

Ky tender me vlerë mbi kufirin e lartë monetar u njoftua më 11 qershor dhe u mbajt më 11 korrik 2025.

Por ndodhi e papritura! Nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme për larjen e makinës së Anuelës. Në fakt, Anuela i hipën rrallë makinës, se ia lë të shoqit. Por kur qëllon që e përdor për shërbim, e do të pastër.

Për ta zgjidhur këtë problem (larjen e makinës) Anuela mori kohë. Me urdhrin e saj, më 4 gusht 2025, në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua anulimi i tenderit.

Se si është llogaritur që u duhen 200 milionë lekë për larjen e makinave, këtë e di vetëm Anuela, të cilës me pak fjalë i ka lindur nevoja për këto lekë.

Po të paktën t’i lanin makinat 1 herë në dhjetë ditë, ose 1 herë në 2 javë dhe do të kishin kursyer 100 milionë lekë. Pastaj ku ka pluhur Tirana?! Në ndonjë rast bie shi dhe ‘shtyhet’ radha e lavazhit. Ndërkohë, shumë ditë në vit janë “dita pa makina”. Ah sikur të shkurtonin pak këtë fondin se këto lekë mund të çoheshin tek ndonjë shkollë apo çerdhe.

Po ku pyet Anuela për kursime! Sapo ishte kthyer nga palestra dhe direkt u ul një ditë në kolltukun rrotullues dhe shkroi urdhrin: “Për nevoja të Autoritetit Kontraktor, Bashkisë Tiranë, kërkohet të kryhet shërbimi për larjen e mjeteve të Bashkisë Tiranë”.

Afati për ekzekutimin e procedurës së “Blerje të shërbimit për larjen e mjeteve të Bashkisë Tiranë” do të jete 36 muaj, nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër. Për veten e saj nuk e di, nëse do të jetë në detyrë edhe 36 ditë, ndërsa paratë e lavazhit i firmos për 3 vjet!

“Pёr të gjitha automjetet e institucionit të Bashkisë Tiranë, pёr shkak tё shёrbimeve dhe funksioneve qё kanё, ёshtё shumё e rёndёsishme vendndodhja e lavazhit dhe koha e larjes sё automjeteve nё mёnyrё qё tё pёrmbushin me sukses detyrat e tyre”, vazhdon shkresa e Anuela Ristanit.

Është urdhër! Shërbim larje periodike brenda dhe jashtë për çdo autoveturë/1 herë në javë. Po kështu, 125 fuoristradat duhen larë 1 herë në javë. Dhe vazhdon lista e makinave të VIP-ave të bashkisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela Ristanimakinatender

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com