GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

UBA BANK në duart e kapterit Kadri Morina, të një greku dhe një agrobujku që korrin lekët e shqiptarëve

22:03 - 16/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
UBA BANK në duart e kapterit Kadri Morina, të një greku dhe një agrobujku që korrin lekët e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UBA Bank ose Banka e Bashkuar e Shqipërisë, që njihet edhe si Banka Arabe Islamike Shqiptare, është një nga 11 bankat e nivelit të dytë që ka Shqipëria. Në 10 vitet e fundit, bankat që tregtojnë paranë janë pakësuar nga 16 në 11, ku gjysma e tyre kanë pronarë shqiptarë.

UBA, e krijuar në janar 1999 nga arabosauditët, kalon nga duart islamike në duart e EUROSIG të Kadri Morinës, “kapterrit” nga Kukësi, që posedon 99,19% të aksioneve të kësaj banke, ndërsa aksione minimale i kanë ende arabët e Islamic Development Bank, Arabia Saudite, që kanë pronar sheikun Muhammad Sulajman Al Nasser. Me blerjen e aksioneve kryesore nga Morina në vitin 2020, UBA filloi zmadhimin e kapitalit, fryrjen e tij vit pas viti, saqë në 2025 ajo po plas…

“Kapiterri” Morina, me të blerë aksionet kryesore të UBA-s, ndërroi drejtimin e saj dhe, natyrisht, gjithë menaxhimin. CEO u zgjodh “rinoceronti” i sistemit bankar, Orfea Dhuci.

Minoritari nga Bularati i Gjirokastrës, pasi rropi mirë e mirë për një dhjetëvjeçar bankën greke të Pireut, Alpha Bank, derisa ajo u shit, është pajtuar nga “kapiterri” të bëjë operacionin “Zhvatja finale” me bankën islamike.

Për të siguruar operacionin, është marrë për të udhëhequr Këshillin Mbikëqyrës të UBA-s patrioti i Morinës, agrobujku Jemin Gjana.
Kapterr Morina mendoi se bëri një goditje të fortë me Gjanën, pasi ky i fundit bashkë me Lulzim Bashën do merrnin pushtetin e opozitës, më pas vetë qeverinë. Por gaboi…

Gabimet e “kapiterrit” vazhdojnë të shtohen që kur truri i bankës u bë mikesha e tij, Venera Bica, financierja e EUROSIG, e cila, pasi nxori jashtë loje bashkëshorten e Morinës, Kozeta Morinën, me transaksionet e muajve të fundit po çon në falimentim gjithë bankën UBA.

Një nga bankat më të shëndetshme në Shqipëri, është kthyer në “garnizon” ku bëhen vetëm qoka pushteti me pinjollë edhe nga sistemi i drejtësisë. Ndërrimi i Selami Xhepës, profesorit të financave, me agrobujkun Jemin Gjana, ishte lëvizja shkatërruese për bankën “Morina”.

Këshilli Drejtues mban emra si Arben Zibri, që s’ka punuar asnjë ditë në sistemin bankar, Bora Feri, e bija e të ndjerit Xhevdet Ferri, e cila eksperiencën e saj më të madhe e ka te mashtruesat e EASYPAY, një institucion financiar për transferim parash dhe Mateo Spaho, pedagog, njëkohësisht dekan i Universitetit të Fanes (Irfan Hysenbelliu), “Luarasi”.

Banka e Shqipërisë ka parë vitet e fundit fryrjen si tullumbace të vlerës së aksioneve dhe kapitalit të UBA-s, dhe s’ka luajtur gishtin. Kontrollet e saj janë kthyer me duar plot dhe letra ‘bosh’, ashtu si ndodhi katër vite më pare me “bankat” e Arben Meskutit me Olsi Ibron.

Kadri Morina, jo bankier, por me formim “kapterr” ushtarak, lejohet të blejë një bankë ku shqiptarët fusin paratë e kursimeve dhe marrin kredi. Në delirin e tij si bankier, në fillim të këtij viti, dhuroi nga lekët e bankës një shumë prej 120 mijë dollarësh për strehimin një vit me qera në një apartament në Manhatan të New Jorkut, të Parashqevi Simakut. Elton Iliriani, homoseksuali me banim në USA, dha lajmin se “..vetëm Kadri Morina dhuroi para. I vetmi bisnesmen altruist që ndihmoi “divën Simaku”. Por “Kapterri” dorëlëshuar po bënte “dhoro” me paratë e një banke me fryrje “tollumbac” të kapitaleve të saj.

Çfarë po ndodh me paratë e shqiptarëve të depozituara te UBA Bank? Vijon… /Prapaskena/

Etiketa: Jemin GjanaKadri MorinaKryesore1Orfea DhuciUBA BANK

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Rindizet zjarri në Drenovë, flakët pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik

Rindizet zjarri në Drenovë, flakët pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com