GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Udhëtimi i Edi Ramës, nga Liri Begeja tek tallavaja

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Udhëtimi i Edi Ramës, nga Liri Begeja tek tallavaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

Nga Liri Begeja tek tallavaja, ky është degradimi, tashmë i pakthyeshëm, i shijeve dhe estetikës së Edi Ramës. Kënga e prezantuar nga kryeministri- artist për fushatën elektorale të këtyre zgjedhjeve lokale, si dhe sfondi alla leifen ku kuadro të lartë të partisë dhe pushtetit në rreth pozonin me lopata në duar, dëshmuan përfundisht se Edi Ramën e kanë braktisur edhe grimcat e fundit të kreativitetit që mund t’i kishin mbetur përpara se të zhytej në banalitetin e politikës, që qëllim të vetëm ka pushtetin dhe interesat që rrjedhin prej tij. Shenjat e shndërrimit të “artistit modern” në një menaxher të rëndomtë pushteti, kanë qenë të dukshme me kohë.

Kënga e fundit e fushatës dhe dekori i hapjes së saj, ishin thjeshtë çertifikimi i këtij degradimi. Nëse dikush ka menduar që Edi Rama një ditë do ta ngrinte politikën në një nivel cilësor, së paku estetik, sot është dëshmitar i adaptimit perfekt të tij me “kazanin e katundit tonë politik”. Ose të një lloj erjonvelizimi të tij.

Në fushatën lokale të vitit 2003, regjisorja franceze me origjinë shqiptare, Liri Begeja, realizonte klipin e famshëm të West Side Family, me tekst dhe pjesmarrje të vetë Ramës, një novacion në të gjitha kuptimet në raport me fushatat skematike të kohës. Rama rikandidonte për mandatin e dytë në Tiranë dhe ishte ende larg dhjamosjes së trurit nga mbingopja e tryezës së pushtetit. Sot, ai duket se jo vetëm nuk ka nerva dhe fuqi të motivohet nga e bukura dhe kreativiteti, por nuk ka më as aftësi. Eshtë një sundimtar që vegjeton në terrenin e mediokritetit. Kënga moderne e para 20 viteve, ishte e destinuar të përfundonte në një tallava të llojit turbo- folk alla pozdrav.

Por nëse kjo është si të thuash qershia mbi tortën e mediokritetit, tretja e dimensionit estetik në politikën e Ramës daton që prej fundit të mandatit të tij të parë si kryeministër. Pasi mori dhe rikonfirmoi pushtetin, ai nuk pati më asnjë motivim tjetër për të modernizuar partinë e tij dhe poltikën në përgjithësi. Mjafton të shohësh besnikët që e rrethojnë, emrat që e përfaqësojnë (një pjesë me probleme edhe me ligjin) apo individët që përdor për të sigruar votat dhe pushtetin, për të kuptuar se cili është mjedisi ku ai mund të kultivojë shijet e tij prej artisti. Përveç disa batutave, si reminishencë e kohëve të lavdishme, mendja e tij nuk mund të prodhojë më asgjë befasuese në raport me shijen dhe estetikën. I ka mbetur të përdorë trupin, duke u tundur në ritmet vulgare, bashkë me grupin “na bashkoi tallavaja”.

Gjurmët e këtij shndërrimi nga droga e pushtetit janë të dukshme kudo. Jo vetëm në cilësinë e atyre që zgjidhen e drejtojnë, por kudo ku është vënë dorë në këto 10 vite. Arkitektët e njohur botërorë, dikur të dashuruar me kryebashkiakun, sot vënë duart në kokë kur shohin se si përçudnohen projektet e tyre të kullavë në Tiranë. Bregdeti i jugut është kthyer në një mishmash betoni ku asnjë ndërtesë nuk i ngjan tjetrës. Rilindja e famshme urbane ka përfunduar në kozmetikë që në pak vite i ka dalë boja krejt. Kryeqytetit nuk i ka mbetur thuajse asgjë nga identiteti i tij dhe periferia sa vjen e shëmtohet më shumë nga ndërtimet pa kriter dhe estetikë urbane.

Edi Rama sigurisht që është i vetëdijshëm për paaftësinë e tij për të rigjetur vullnetin dhe frymëzimin. Pesha e dhjamur e pushtetit ia frenon çdo lloj nisme për të krijuar e modernizuar vendin dhe politikën. Pas 25 viteve në pushtet, udhëtimi i Edi Ramës nisi dhe po vazhdon përsëri duke u marrë me Sali Berishën. Ai beson se do të mbetet një “risi” në politikë pa bërë asgjë, thjesht duke u krahasuar me kundërshtarin e tij. E përsa kohë beson se kjo i mjafton, truri do t’i prodhojë vetëm tallava, ashtu siç edhe po qeveris gjatë gjithë këtyre viteve. Ai nuk u bë dot kurrë artisti intelektual që do të reformonte politikën shqiptare, por modeli i intelektualit artist që paraziton sapo i ngjitet trupit të majmë të pushtetit.

Etiketa: armand shkullakuOpinionRama

Lajme të lidhura

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç
OP-ED

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Erdha klandesin në moshën 17 vjeç

12:00 - 17/05/26
Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur
Breaking Views

Nga buron suksesi i zotit Dionis Teqja tek gjyqtari Flamur

22:08 - 06/05/26
Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!
OP-ED

Qershia ja kaloi edhe bitcoin-it!

09:34 - 28/04/26
Para
Kulla akuzon Ramën dhe Kim: Dëbuan shqiptarët nga atdheu

Kulla akuzon Ramën dhe Kim: Dëbuan shqiptarët nga atdheu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij
Aktualitet

Ekstradohet nga Italia Sueld Elezi, ja akuzat ndaj tij

23:33 - 28/05/26

Tre persona janë ekstraduar nga dhe drejt Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit. Nga Italia në Shqipëri u...

Lexo më shumë
Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

Zjarr në një pallat në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë? Ja e vërteta

21:58 - 28/05/26
Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

Skema e mafias shqiptare në Bari, nga vrasjet e bujshme tek vilat dhe miliona eurot e pastruara në Tiranë

21:44 - 28/05/26
Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

Pas kontrolleve nëpër qeli, largohen drejtorët e Burgjeve, ja emërimet e reja

21:06 - 28/05/26
Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

Mrekulli në Rrugën e Kombit, ‘dora e Zotit’ mban kamionin pa rënë në greminë

20:54 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com