GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Udhëtimi i parë zyrtar në SHBA, ministrja gjermane viziton Uashingtonin

08:31 - 06/01/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Udhëtimi i parë zyrtar në SHBA, ministrja gjermane viziton Uashingtonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock theksoi të mërkurën rëndësinë e lidhjeve transatlantike ndërsa përgatitet të bëjë vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ministre e Jashtme gjermane.

“Sa më të vështira të jenë kohët, aq më të rëndësishme janë partneritetet e forta – dhe si evropianë ne nuk kemi një partner më të fortë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha ajo. “Me udhëtimin tim në Uashington, dua ta bëj shumë të qartë … rëndësinë e madhe që u kushtojmë marrëdhënieve transatlantike.”

Lidhjet midis Gjermanisë dhe SHBA arritën një pikë të ulët gjatë administratës së kaluar të SHBA, të udhëhequr nga Donald Trumpi, e cila shpesh shihej si shpërfillje e aleatëve tradicionalë. Qeveria aktuale amerikane, e udhëhequr nga Joe Biden, ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron t’i kthejë këto aleanca në statusin e tyre të mëparshëm.

Vizita e parë zyrtare e Annalena Baerbock do të jetë e shkurtër, dhe do të zgjasë vetëm tetë orë. Ajo do të përfshijë bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe me Nancy Pelosin, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Rusia në fokus

Vizita e ministres Baerbock, e cila do të përfshijë takimin e saj të dytë me homologun e saj amerikan, vjen pasi Rusia ka mbledhur trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, duke nxitur supozimet perëndimore për një pushtim të mundshëm.

Baerbocku tha se Evropa dhe SHBA kanë rënë dakord që veprimet e Rusisë “kanë një çmim” dhe se “e vetmja rrugëdalje nga kriza është përmes dialogut”.

“Tani po hyjmë në një fazë vendimtare në të cilën do të zhvillohen diskutime të rëndësishme në nivele të ndryshme. Dhe megjithëse formatet e bisedimeve ndryshojnë, mesazhet tona si partnerë transatlantikë ndaj qeverisë së Moskës janë gjithmonë të njëjta,” tha ajo.

Por pavarësisht nga pohimi i ministres Baerbock për një unitet transatlantik përballë Rusisë, gazsjellësi Nord Stream 2, i cili do të transportojë gazin rus në Evropë, mund të mbetet një pikë grindjeje.

SHBA e kanë kundërshtuar prej kohësh projektin, duke besuar se ai mund të çojë në varësi të tepërt nga Rusia për nevojat e energjisë, megjithëse përfundimisht është arritur në një marrëveshje me Gjermaninë, se si projekti mund të zbatohet në një mënyrë të pranueshme.

Annalena Baerbock (djathtas) u takua me Antony Blinken në takimin e fundit të G7 në Liverpool

Partia e Baerbockut – Të Gjelbrit – i mbështet rezerva amerikane, por partnerët e koalicionit, Socialdemokratët, kanë qenë gjithmonë ndër mbështetësit më të mëdhenj të tubacionit.

Gjermania gjithashtu po bëhet gjithnjë e më e varur nga energjia e importuar pasi po mbyll termocentralet e saj bërthamore dhe me qymyr.

Partneriteti transatlantik i rëndësishëm edhe nga çështjet ekonomike e klimatike

Ministrja e Jashtme gjermane tha se partneriteti transatlantik është i rëndësishëm jo vetëm nga perspektiva politike dhe e sigurisë, por edhe nga çështjet ekonomike dhe ndryshimet klimatike.

“Forca e aleancës transatlantike nuk matet me tanke dhe raketa, por mbi të gjitha në mënyrën se si veprojmë së bashku kur ka rëndësi – kur duhet të respektohen standardet bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe kur duhet të luftojmë për vlerat tona të përbashkëta”, tha ajo.

Baerbocku iu referua gjithashtu sulmit ndaj Kapitolit të SHBA janarin e kaluar nga kryengritësit që protestonin kundër humbjes së ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.

Duke vënë në dukje se vizita e saj vjen një ditë para përvjetorit të incidentit, Baerbocku tha se do të diskutonte me Nancy Pelosin mënyrat për të mbrojtur demokracinë kundër kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme.

Ajo tha gjithashtu se Gjermania do të fokusohet në veprimin ndërkombëtar për mbrojtjen e klimës gjatë vitit të saj si kryetare e G7, e cila filloi më 1 janar.

“Dhe ajo që është vendimtare me këto çështje, gjithashtu, është se ne do të jemi të suksesshëm vetëm po t’i trajtojmë sfidat së bashku si partnerë,” tha ajo, duke shtuar: “Kjo përfshin forcimin e institucioneve demokratike edhe në vendet tona dhe duke e bërë atë më të dukshme se çfarë vlere të madhe kanë ato për jetën tonë”./ DW

Etiketa: SHBAvizite

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
36-vjeçari i vjedh miliona lekë kushërirës, fut në aksion të dashurën

36-vjeçari i vjedh miliona lekë kushërirës, fut në aksion të dashurën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë hartës së shteteve në...

Lexo më shumë
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26
Parashikimi i motit, 9 Mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2026

07:44 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com