GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UECL/ Klubet shqiptare me mision “mbrojtjen e flamurit”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shorti, sfida delikate në fazën 1/4 të Conference League
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të enjte, klubet shqiptare nisin aventurën e tyre në UEFA Europa Conference League, kompeticioni i tretë, për klube, i UEFA-s. Objektivi primar është, këtë sezon, që të korrigjohen gabimet e sezonit të kaluar, me Tiranën, Egnatian dhe Vllazninë, që do të kërkojnë, më shumë se, thjesht, kalimin e turit të parë kualifikues.

 

KF TIRANA

Duke e nisur nga rekordmenët e Shqipërisë, kryeqytetasit e Orges Shehit, presin, në orën 20:00, në “Air Albania Stadium”, skuadrën e Dinamo Batumit, me gjeorgjianët që janë klubi, i cili po bën revolucion në futbollin e ish-republikës sovjetike. Ky duel, pritet të jetë i komplikuar për nënkampionët e Shqipërisë, të cilët kanë pësuar disa ndryshime në organikë. Shehi do kërkojë të mos përsërisë performancën negative të vitit të kaluar, me Tiranën, që u eliminua nga kupat europiane, pas 4 disfatash rresht (dy humbje në Champions, përballë Dudelange, si dhe dy humbje përballë Z. Mostar, në Conference).

 

EGNATIA

Më herët, në 17:00, Egnatia e Rrogozhinës, debuton në Europë, në Jerevan të Armenisë. Fituesit e Kupës së Shqipërisë do të përballen me Ararat-Armenia, klub që ka në total 14 ndeshje në kompeticionet europiane. Trajneri i Egnatias Edlir Tetova, është treguar i kujdesshëm me deklaratat e tij, duke u shprehur se shanset e të dyja skuadrave për të kaluar turin janë 50 me 50. Sezonin e kaluar, Ararat e mbylli kampionatin në pozitën e tretë me 76 pikë, duke shfaqur, një futboll solid dhe të bukur, gjë që e bën një problem për rrogozhinasit, të cilët duhet të jenë 100% të përqendruar nëse duan të largohen me rezultat pozitiv nga Kaukazi.

 

VLLAZNIA

E fundit, por jo nga rëndësia, është Vllaznia e Shkodrës. “Djepi i futbollit shqiptar”, udhëton (në mënyrë të ligjshme) drejt Mbretërisë së Bashkuar, për t’u përballur në Belfast, me skuadrën e Linfield. Trajneri Migen Memelli pritet t’i besojë në këtë takim, që do të startojë në orën 20:45, disa prej prurjeve të reja, megjithatë boshti mbetet ai i sezonit të kaluar. Në letër, 56 herë kampionët e Irlandës së Veriut, janë favoritë për kalimin në turin e dytë, megjithatë shkodranët do të bëjnë të pamundurën për të thyer çdo parashikim, falë edhe mbështetjes së madhe që pritet të kenë në stadiumin “Uindsor Park”, nga shqiptarët banues në ishullin e Irlandës e jo vetëm./m.b /gijotina.com

Etiketa: Ararat-Armeniadinamo batumiegnatiaKlubet ShqiptareLinfieldTiranaUECLVllaznia

Lajme të lidhura

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
Policia kontrollon banesën e Valter Bamit, por del “duarbosh”

Policia kontrollon banesën e Valter Bamit, por del “duarbosh”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com