GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA Development: Shqipëria e Bulkut e mbyll me tre fitore, “manita” Luksemburgut

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
As Peruja nuk e ndal Shqipërinë U16 në UEFA Development
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-16 ka marrë sot fitoren e tretë radhazi ndaj Luksemburgut në turneun “UEFA Development” që u zhvillua në vendin tonë përgjatë datave 9-14 prill. Kuqezinjtë e vegjël triumfuan me shifrat 5-1.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku e nisi ndeshjen me një formacion ndryshe nga dy ndeshjet e para, pasi sipas rregullores së këtij turneu, të gjithë futbollistët e grumbulluar duhet të aktivizohen në lojë.

Formacioni i kësaj sfide ishte: Jashari, Koleci (c), Bastari, Bakiu, Damini, Frashëri, Kashari, Vranici, Metaj, Krajka, Duro.

Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e 5-të të takimit, pas një autogoli të portierit kundërshtar që i dha avantazhin kuqezinjve, të cilët nuk kënaqen, por kërkojnë edhe golin e dytë.

Pas një loje të qetë nga të dyja krahët, një aksion i shpejtë i Devi Duros në minutën e 28-të nga e majta e fushës, i cili i jep një top të saktë Dejvi Metaj brenda zonës do të sillte dyfishimin e rezultatit, ndërsa tre minuta më vonë, Ergi Bastari do të realizonte edhe golin e tretë për kuqezinjtë, duke e mbyllur pjesën e parë me një rezultat dhe lojë të shkëlqyer e bindëse.

Në fraksionin e dytë të sfidës, kuqezinjtë e nisin mirë, duke ushtruar presion në zonën kundërshtare për të gjetur golin e katërt.

Luksemburgu realizon golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 62-të, me Bruno Giesteiran, por gëzimi zgjat fare pak në pankinën rivale, me Shqipërinë e Bulkut që gjen golin e katërt me Dejvi Duron një minutë më vonë dhe rrjetën e pestë me Dean Vranicin në minutën e 65-të.

Avantazhi i pesëfishtë i dha qetësi lojtarëve shqiptarë, të cilët luajtën më lirshëm minutat e mbetura të lojës. Kjo ishte ndeshja e tretë dhe e fundit e Shqipërisë U-16, që mori 9 pikë të plota në këtë turne, duke fituar fillimisht ndaj Irlandës së Veriut (2-1), Perusë (3-0) dhe Luksemburgut (5-1).

Etiketa: shqiperia u16

Lajme të lidhura

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit
Sport

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit
Sport

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26
Para
“Proces i mrekullueshëm në bazë”/ Berisha: Basha, doktrinë e dhunimit të statutit

Berisha i përgjigjet Bashës: U ktheve nga Roma në Tiranë, pse nuk shkove në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com