GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“UEFA nuk do ndërhyrje politike”, Ceferin takon Dukën: Futbolli duhet të vendosë për futbollin!

19:37 - 03/02/22
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“UEFA nuk do ndërhyrje politike”, Ceferin takon Dukën: Futbolli duhet të vendosë për futbollin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai është pritur fillimisht nga kryeministri Edi Rama, me të cilin zhvilloi dhe një takim. Qëllimi i vizitës së presidentit Ceferin ishte diskutimi për problematikat e incidenteve të fundit lidhur me procesin zgjedhor të FSHF-së.

Kreu i qeverisë së futbolli europian, ka zhvilluar me pas një vizitë në Shtëpinë e Futbollit ku është pritur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Gjatë vizitës Presidenti Ceferin dha edhe një intervistë për agjencinë e lajme “Associated Press”, ku foli për qëllimin e vizitës së tij dhe komentoi takimin me Kryeministrin Edi Rama. Presidenti i UEFA-s shprehu shqetësimin për situatën e krijuar dhe me incidentet që kanë ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor, duke theksuar se futbolli duhet të vendosë për futbollin dhe se nuk duhet kurrsesi të ketë ndërhyrje politike në këtë proces.

Gjithashtu, Ceferin tha se nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në Tiranë.

 

– FSHF ndodhet përpara zgjedhjeve për organet drejtuese. Cili është komenti juaj për këtë çështje?

– Erdha sot për të vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe për të takuar z. Armand Duka, i cili është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në parim UEFA nuk ndërhyn në proceset zgjedhore, por ne duam zgjedhje të ndershme dhe nuk duam asnjë ndërhyrje nga palë të tjera. Pata gjithashtu një takim me Kryeministrin Rama sot, ne ishim të pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media. Jam i kënaqur që ramë dakord me Kryeministrin, që futbolli duhet të vendosë për futbollin. UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit.

– Ka pasur disa incidente këtu në fakt. Në fillim ishte shpërthimi në shtëpinë e Presidentit Duka dhe më pas disa tensione me Bashkinë e Tiranës, me kryebashkiakun që ka bërë shumë akuza të rënda ndaj FSHF-së. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë çështje?

– Gjëja më e rëndësishme këtu është që kjo situatë nuk e ndihmon futbollin shqiptar. Duhet të ketë qetësi, ne jemi gati të ndihmojmë që çdo gjë të jetë e qetë, çdo gjë duhet të jetë transparente dhe me qeverisje të mirë. Nuk dua të hyj në deklaratat e askujt që vijnë nga aktorë lokalë.

– Gjithë këto situata të tensionuara, a mund të ndikojnë në organizimin e finales së UEFA Europa Conference League në Tiranë më 25 maj?

– Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por fola me Presidentin e FSHF-së dhe me Kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara, sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference League në histori.

Etiketa: Agron DukaAlexander CeferinKryesore1UEFA

Lajme të lidhura

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!
Aktualitet

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

13:59 - 17/01/26
Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët
Aktualitet

“LEMERI”/ Rama mbledh kryebashkiakët: Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike

13:45 - 17/01/26
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë
Aktualitet

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

13:30 - 17/01/26
Para
Skandali/ Trafikanti i drogës, këshilltar i ministrit Çuçi

Skandali/ Trafikanti i drogës, këshilltar i ministrit Çuçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!
Aktualitet

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

13:59 - 17/01/26

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, dy ditë më parë...

Lexo më shumë
Rama diskuton pasojat e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbetjeve në takimin me kryebashkiakët

“LEMERI”/ Rama mbledh kryebashkiakët: Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike

13:45 - 17/01/26
“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

13:30 - 17/01/26
E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij

E rëndë në Greqi/ 44-vjeçari shqiptar vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij

13:15 - 17/01/26
Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona

Sherr në Sarandë/ Grupi i të rinjve bën për spital dy persona

12:59 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com