GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA nuk toleron thirrjet raciste, gjobitet klubi ballkanik

19:56 - 01/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA nuk toleron thirrjet raciste, gjobitet klubi ballkanik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PFC Levski Sofija do të gjobitet me 40,000 euro nga UEFA për sjellje diskriminuese nga tifozët e tij gjatë ndeshjes në transfertë kundër Shkupit javën e kaluar.  Raporti i UEFA-s përmendi si shkak “thirrjet fyese etnike, sloganet politike, si dhe teprimet në seksionin e stadiumit”.

“Bluve” do t’u hiqet edhe e drejta për të shitur bileta për tifozët e tyre në vizitën e radhës në turnetë europiane. Në rast të një shkeljeje të përsëritur, skuadra bullgare e Sofjes do të përjashtohet pjesërisht nga ndeshja e radhës në shtëpi në garat e Evropës.

Ja çfarë doli nga faqja zyrtare e Levskit për rastin:

“Të nderuar përkrahës, ju njoftojmë se Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit ka vendosur për shkeljet e konstatuara në ndeshjen e parë të raundit të dytë preliminar të UEFA Conference League 2023/24, FK Shkupi-PFK Levski, me dt. 27.07.2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dënimin me gjobë prej 40.000 euro për sjellje diskriminuese në tribunë me përkrahësit e PFC Levski, duke përfshirë thirrjet etnike dhe sloganet politike, si dhe ekseset në sektorin e largët.

PFK Levski u ndalua t’u shesë bileta tifozëve të saj për ndeshjen e radhës në turnetë evropiane të klubeve. Në rast të një shkeljeje të re në organizimin e radhës të skuadrës në turnetë evropiane të klubeve, stadiumi “Vivacom Arena – Georgi Asparuhov” do të mbyllet pjesërisht.

I bëjmë thirrje sërish të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën në ndeshjen e kthimit kundër FC Shkupit në Sofje, më 3 gusht, pa asnjë akt agresioni, dhune, racizmi, diskriminimi, ksenofobie dhe slogane politike, pasi këto mund të sjellin dënime të tjera të rënda nga UEFA për i dashur klubi ynë”.

Etiketa: Levski SofiaUEFA

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Fundi i një epoke, Buffon ndalet në moshën 45-vjeçare

Fundi i një epoke, Buffon ndalet në moshën 45-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com