GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA përmbyll vizitën inspektuese në Shqipëri për Europianin U-17 “Shqipëri 2025”

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
UEFA përmbyll vizitën inspektuese në Shqipëri për Europianin U-17 “Shqipëri 2025”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vazhdën e përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-17, një delegacion i UEFA-s zhvilloi një inspektim katërditor në Shqipëri, duke vlerësuar nga afër gjendjen e stadiumeve dhe fushave stërvitore ku do të luajnë dhe përgatiten ekipet pjesëmarrëse.

I shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, delegacioni inspektoi stadiumin “Egnatia Arena”, duke u njohur me transformimin e tij të fundit, si dhe fushat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, “Selman Stërmasi”, “Tofik Jashari”, “Sol Tropikal”, “Skënder Halili”, aneksin e stadiumit “Roza Haxhiu” dhe stadiumin “Luzi”.

Gjithashtu, delegacioni i UEFA-s inspektoi edhe tre stadiumet e tjera ku do të luhen ndeshjet finale të Europianit: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena” dhe “Niko Dovana”.

Me afrimin e turneut, vizitat e UEFA-s do të bëhen më të shpeshta, ndërsa puna për përmirësimin e infrastrukturës po vijon me ritme të shpejta. Vetëm pak ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi një plan rinovimi për disa terrene sportive, duke përfshirë investime të plota në “Selman Stërmasi”, “Skënder Halili”, “Tofik Jashari” dhe “Roza Haxhiu”, si dhe ndërhyrje të pjesshme në “Niko Dovana”, “Tropikal Sol”, “Luzi” dhe “Egnatia Arena”.

Këto investime pritet të rrisin cilësinë e kushteve për lojtarët dhe të lënë një trashëgimi të rëndësishme për futbollin shqiptar pas përfundimit të turneut.

Etiketa: inspektimUEFA

Lajme të lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…
Breaking Views

Allegri dhe zemërimi me Gasperinin pas barazimit: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

12:30 - 25/10/26
U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin
Breaking Views

U plagos në protestë/ “Familja kuqezi është pranë tij”, Armand Duka mesazh për Erjon Vishkullin

11:10 - 25/10/26
Para
Ervin Salianji kërkon pafajsinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë

Ervin Salianji kërkon pafajsinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26

Kreu i PD, Sali Berisha, nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos...

Lexo më shumë
Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

12:29 - 26/10/26
Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com