GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA vendos për shortin e Euro 2024, data dhe procedurat që do të ndiqen

18:49 - 20/09/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
UEFA vendos për shortin e Euro 2024, data dhe procedurat që do të ndiqen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës në Hvar të Kroacisë ku është aprovuar procedura për shortin e Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në mesditën e 9 tetorit në Frankfurt të Gjermanisë.

Në këtë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, u miratua gjithashtu edhe vendi pritës për Europianin e Futsallës U-19 si dhe u ndoq Festivali i Futbollit në Shkolla, një nismë shumë e rëndësishme kjo e UEFA-s për përhapjen e vlerave jetësore si fair-play, respekti, puna në grup dhe lidershipi nëpërmjet luajtjes së futbollit në Shkolla.

Në lidhje me shortin për Europianin 2024, procedurat e shortit këtë herë do të jenë si më poshtë:

Gjermania, si vendi organizator i UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht për turneun final dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në fazën kualifikuese.

Të gjithë klubet ruse që janë aktualisht të pezulluar nëpërmjet vendimit të Komitetit Ekzekutiv të datës 28 shkurt 2022, vendim ky që u konfirmua dhe nga CAS-i Lozanës në 15 korrik 2022. Për këtë arsye Rusia nuk do të përfshihet në turneun kualifikues 2022-2024.

53 kombëtaret pjesëmarrëse në shortin kualifikues do të ndahen në 10 grupe, me shtatë grupe që do të kenë nga 5 skuadra dhe tre grupe me 6 skuadra.

10 fituesit e grupeve dhe dhjetë vendet e dyta të secilit grup do të kualifikohen për turneun final. Tre vendet e mbetura do të vendosen nga faza play-off që do të luhet në Mars 2024.

53 skuadrat pjesëmarrëse në short do të listohen sipas renditjes së UEFA Nations League 2022/2023 dhe do të ndahen në 7 vazo.

Europiani i Futsallit U-19 / Edicioni 2022-2023

Qyteti i Porecit në Kroaci është përzgjedhur si vendi pritës për Kampionatin Europian 2022-2023 në Futsall U-19.

Festivali i Futbollit në Shkolla

Ditën e sotme anëtarët e Komitetit Ekzekutiv morën pjesë në Festivalin e Futbollit në Shkolla, në të cilën morë pjesë më shumë se 80 goca dhe djem që luajtën në minifusha, sëbashku me legjenda të futbollit dhe Presidentin e UEFA-s.

I lancuar në vitin 2020, iniciativa e Futbollit në Shkolla, synon që të arrijë të angazhojë 2.8 milionë fëmijë dhe më shumë se 81 mijë shkolla deri në vitin 2024 kudo nëpër Europë. Dy vite nga fillimi i këtij programi, më shumë se 2.4 milionë fëmijë nga 44 mijë shkolla janë bërë pjesë. Një numër i madh prej 100 mijë mësuesish janë trajnuar për të zhvilluar seancat stërvitore, duke tejkaluar objektivin e vendosur në fillim për të trajnuar 63 mijë mësues.

Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare, pothuajse 24 milionë do të investohen në zhvillimin dhe promovimin e vlerave jetësore si fair-play, respekti, puna në grup dhe lidershipi nëpërmjet luajtjes së futbollit në Shkolla.

Etiketa: Euro 2024proceduratUEFA

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Putin bën lëvizjen e befasishme

Për herë të parë që nga nisja e luftës, Putin bën lëvizjen e befasishme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com