GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës ndoten me cianobaktere helmuese

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës ndoten me cianobaktere helmuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë ditëve të fundit, ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës kanë pësuar ndryshime në ngjyrë, ku dallohen qartë një shtresë e gjelbër dhe një aromë karakteristike algash.

Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe aktivist mjedisor, shpjegon se kjo është një shtresë algash blu të gjelbra, një gjini cianobakteresh që gjenden shpesh në komunitetin e fitoplanktonit të ujërave të ëmbla.


Profesor Miho shtoi se pas analizës mikroskopike të një mostre uji të marrë nga Liqeni Artificial, u zbulua se bëhej fjalë për një lulëzim të cianobakterit “Microcystis aeruginosa”, ndër të tjera i njohur si një lloj helmues.

“Këto lulëzime janë pasojë dhe sinjale të ndotjes së madhe me lëndë ushqyese, që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane, por jo vetëm, të cilat grumbullohen në mënyrë të vazhdueshme në këtë liqen,” shkruan profesor Miho në një reagim publik në Facebook.

 

Trajtimi i ujërave të zeza mbetet sfidë për cilësinë e jetës së specieve që jetojnë në liqenin artificial. Foto_Nensi Bogdani
Eksperti Miho sqaron se kjo dukuri konsumon oksigjenin e tretur në ujë, duke krijuar kushte anaerobe dhe, për pasojë, shkakton ngordhjen masive të kafshëve dhe bimëve ujore që ndodhen në ujërat e kontaminuara.

Ai i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës që me urgjencë të largojë shkarkimet dhe grumbullimin e ujërave të zeza nga liqeni.


Këto baktere vijnë si pasojë e ndotjes së madhe me lëndë ushqyese që vijnë nga ujërat e patrajtuara urbane. Foto_Nensi Bogdani
“Mbetet një sfidë grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza për të gjithë pellgun e Tiranës, si një domosdoshmëri për cilësinë e jetës së njeriut dhe të gjithë botës së gjallë,” theksoi profesor Miho./ BIRN

Lajme të lidhura

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
Aktualitet

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26
“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin
Aktualitet

“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

08:09 - 25/11/26
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

07:42 - 25/11/26
Para
EMRI/ Grabiti me dhunë dy dyqane në Korçë, ja kush është 42-vjeçari

EMRI/ Grabiti me dhunë dy dyqane në Korçë, ja kush është 42-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
Aktualitet

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri

08:12 - 25/11/26

Në rrugët e Tiranës, zemërimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shprehur prej muajsh përmes protestave, gjatë javëve fundit...

Lexo më shumë
“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

“Ju i doni kaq shumë të varfrit, sa i shtoni”, Lutfi Dervishi përplaset me Blendi Klosin

08:09 - 25/11/26
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

07:42 - 25/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:37 - 25/11/26
“Debate me partnerin”, njihuni me horoskopin e ditës së sotme

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Nëntor 2026

07:33 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com