GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ujësjellësi i Lefter Allës blen në mes të krizës 14 milionë lekë karburant, me tender pa garë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Ujësjellësi i Lefter Allës blen në mes të krizës 14 milionë lekë karburant, me tender pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Bulqizës me kryetar Lefter Alla ka zhvilluar një tjetër tender të paligjshëm për blerje karburant nafte, përmes  “Ujësjellës Kanalizime Bulqizë”, në një kohë kur çmimet në vend kanë kapur kulmin.

Kjo rritje e padrejtë, e cila erdhi e justifikuar me “luftën në Ukrainë”, po rëndon direkt e në xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, duket se kjo është periudha ku “fshehtas” bashkitë u hedhin “hi” syve të qytetarëve duke, pretenduar se do i nxjerrin nga kriza shumë shpejt. Por protestat masive të zhvilluara në vend për rritjen e çmimeve, dëshmuan se tashmë “lojën” e tenderëve pa garë e kanë mësuar të gjithë.

I radhës është ai i blerjes së karburant naftës Bulqizë, i shpallur në 17 mars 2022. Kjo procedurë publike ka marrë “flamurin e kuq” nga “Open Data” me mbishkrimin: “Mungesë konkurrence”.

Gijotina.com ka siguruar dokumentin e cila mban numrin e referencës REF-22096-03-16-2022 me fond limit 1 400 000 lekë të reja ose rreth 14 milionë lekë të vjetra. Kompania që është shpallur automatikisht fituese është ”REJ.ON.OIL” Sh.p.k  e vetmja garuese pa asnjë konkurrent tjetër. Përveçse pa garë, në tender nuk specifikohet sesa është çmimi për litër.

Pra, rreth 14 milionë lekë të vjetra Bashkia Bulqizë do të shfrytëzojë përmes Ujësjellës Kanalizime për të blerë naftë, në një kohë ku të gjithë qytetarët po shpenzojnë lekë shtesë nga të ardhurat e tyre për të lëvizur me mjet/automjet.

Kriza dhe loja e tenderëve

“Lojën”  e tenderëve pa garë, qytetarët e kanë kuptuar që nuk është në dobi të tyre, por bashkive e vartësve të qeverisë. Prandaj, justifikimi se kriza e vendit vjen nga lufta “del nga loja”, për aq kohë sa zhvillohen tenderë në kundërshtim me ligjin e prokurimit. Duhet të kërkojmë llogari e të mos pranojmë shpjegim shkakun e luftës në Ukrainë, pasi nga 100% të importit të hidrokarbureve tek ne, vetëm 12% vjen nga Rusia, pjesa tjetër 88%, vjen nga vende të tjera që nuk e marrin nga Rusia. Rritja e çmimit të naftës po i shërben qeverisë për të përfituar sa më shumë para. Gijotina.com më herët raportoi se gati 200 lekë që regjistrohet sot çmimi i naftës në vend, 115 lekë ose 60% të çmimit në total i merr shteti, pa harruar këtu edhe taksat që do të shtohen për disa akse rrugore. Këto përllogaritje në fund të ditës “vënë me shpatulla pas murit” gjithë shqiptarët, megjithatë bashkitë vazhdojnë të hedhin tenderë pa garë dhe me një konkurrent që janë në kundërshtim me ligjin e prokurimit. A.L/ gijotina.com

Etiketa: Bulqizekryesore2tender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Messi te Inter Miami?”, habit Higuain: Unë do largohem, mos më fut në telashe

Golat e tij drejt fundit, Higuain gati të thotë mjaft si futbollist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për deklaratat publike të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë...

Lexo më shumë
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

20:27 - 22/10/26
“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës

“Korrupsioni dhe dhuna përshkallëzojnë krizën”/ “The Economist”: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë “fillimin e fundit” të Ramës

20:09 - 22/10/26
Kongresmeni amerikan Mike Lawler, thirrje Ramës: Ndaloni menjëherë përdorimin e forcës ndaj protestuesve

Kongresmeni amerikan Mike Lawler, thirrje Ramës: Ndaloni menjëherë përdorimin e forcës ndaj protestuesve

20:04 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com