GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ujësjellësi, raporti i KLSH: Subvencionet nga qeveria janë përdorur për paga dhe sigurime

08:28 - 21/02/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ujësjellësi, raporti i KLSH: Subvencionet nga qeveria janë përdorur për paga dhe sigurime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve mbeten në një situatë të vështirë financiare dhe subvencionet që merren nga qeveria kanë shkuar ndër të tjera për paga dhe sigurime shoqërore të punonjësve.

Në një raport të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) detajohen llojet e subvencioneve që ndërmarrjet kanë marrë për disa vite me radhë dhe se ku janë orientuar këto fonde.

“AKUK akordon çdo vit subvencion për Ujësjellës Kanalizimet që janë në vështirësi financiare dhe ekonomike. Rezulton se për vitin 2020 janë dhënë 3 lloje subvencionesh (për energjinë elektrike, Covid dhe detyrimet tatimore) ndërsa për vitin 2021 dhe 2023 subvencioni është dhënë për energji elektrike.

Rezulton se situata financiare e ujësjellësve është jo e mirë pasi subvencionet janë përdorur për të kryer pagesat e pagave të punonjësve, sigurime shoqërore dhe tatime të cilat janë detyrime të mbartura. Gjithashtu konstatohet se ujësjellësit kanë detyrime energji elektrike të mbartura duke e rënduar edhe më tepër situatën me kamatëvonesa për mos shlyerje detyrimesh në kohë” thuhet në raport.

Por audituesit kanë konstatuar se pavarësisht parave që kanë marrë ndërmarrjet nga buxheti i shtetit, përmes Agjencisë, kjo e fundit nuk disponon asnjë evidencë apo dokumentacion mbi përdorimin faktik të vlerave të akorduara si subvencion për Ujësjellësit. Në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare ujësjellësit gjeneruan 10.3 miliardë lekë të ardhura ndërsa subvencionet ishin 310 milionë lekë.

Situata e vështirë financiare e ujësjellësve është lakuar herë pas herë, diçka që ishte edhe arsyeja kryesore e reformës së agregimit nisur dy vite më parë. Tashmë shumica e ndërmarrjeve është bashkuar duke krijuar shoqëri më të mëdha, me përjashtim të Tiranës, Kamzës dhe Vorës.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në vijim të kësaj reforme ka miratuar vitin e shkuar rishikim në rritje të çmimit të ujit për ndërmarrjet që kanë aplikuar duke mbajtur parasysh për këto miratime arritjen e disa treguesve të performancës nga këto ndërmarrje./Monitor

Etiketa: KLSHKryesore1pagaujesjelles

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Para
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria

Kapen në Gjermani dhe Britani dy shqiptarë të shpallur në kërkim, akuzohen për trafik droge (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com