GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Uji i “Syrit të Kaltër” do t’i shitet Greqisë?! Ministrja Kumbaro: Nuk ka asnjë marrëveshje

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Uji i “Syrit të Kaltër” do t’i shitet Greqisë?! Ministrja Kumbaro: Nuk ka asnjë marrëveshje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka komentuar lajmet e publikuara në mediat greke për transferimin e burimit nëntokësor të ujit nga “Syri i Kaltër” drejt ishullit grek. Kumbaro tha se nuk ka asnjë marrëveshje me kryetarin e bashkisë së Korfuzit, në lidhje me shitjen e burimit nëntokësor të “Syrit të Kaltër”. Kumbaro u shpreh se uji i “Syrit të Kaltër” do të rrijë në statusin e parkut natyror dhe se këtë vit do të ndalohet plazhi për vizitorët.

Pjesë nga biseda në studio:

Ju garantoni se uji i Syrit të Kaltër nuk do të shkojë në Korfuz?

“Jo vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg. Pra kemi krijuar edhe shtigje rrotull tij për ata që duan të bëjnë shëtitje me këmbë. Çdo pretendim tjetër është fals”, tha Kumbaro.

Mentor Kikia: Për çfarë po e përdorim Syrin e Kaltër. Uji i Syrit të Kaltër të rrjedh në këmbët e Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë. Syri i Kaltër ka lindur para nesh dhe nuk e kemi përdorur për asgjë të dobishme.

Kumbaro: Është pjesë e bashkisë së Finiqit

Kikia: I kalon tek këmbët Sarandës dhe Saranda nuk ka ujë.

Kumbaro: Ministria e Turizmit ka bërë një deklaratë. Sa i përket deklaratës së kryetarit të bashkisë së Korfuzit, unë ju konfirmoj se nuk ka asnjë marrëveshje. Pra unë mund të them se çfarë bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, sa i përket deklaratave të personave të tretë, duhet të pyesni ata.

Pyetje: Përse u rikthye në vëmendje një projekt si ky?

Kumbaro: Në media u raportua një informacion i pambështetur nga pala shqiptare. Unë detyrim kam për projektet që ndërton qeveria shqiptare.

Kumbaro: Problemi më i madh është se gjithë kjo pasuri që duan ta marrin ta çojnë në Korfuz , ne na kalon mes Ksamilit dhe Sarandës dhe këtu nuk ka ujë, kjo duhet të na bëjë të ulërasim ne!

 

Lajme të lidhura

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Para
“Do iu kthejmë nga keni ardhur me një shkelm”, shqiptarja përballet me racizëm në Zvicër

“Do iu kthejmë nga keni ardhur me një shkelm”, shqiptarja përballet me racizëm në Zvicër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë...

Lexo më shumë
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com