GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ujqit nuk lejojnë kurrë që t’u prijë një idiot, ndërsa njerëzit…

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Ujku nuk voton
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që t’u prijë një idiot. Në çdo tufë, në çdo mal, në çdo stinë, ujku është ujk: i egër, i mençur, i lirë. Nëse lideri s’vlen, nuk ka nevojë për protesta, as për peticione. Ai e di vetë kur duhet të tërhiqet dhe nëse nuk e bën, e bëjnë ata që e kanë ndjekur.
Por me njerëzit është ndryshe. Me popullin është krejt ndryshe…Kjo krijesë mistike duron gjithçka: dimrin, verën, premtimet, zhgënjimet, dhe më së shumti… idiotët.
Nuk ka rëndësi a është bariu me diplomë, a ka qumësht në bidon, a di të numërojë delet që ka, a po i shtohen apo pakësohen delet, mjafton të ketë shkopin në dorë dhe… populli ecën.
Mjafton që bariu tund shkopin dhe populli marshon. Nën diell, nën shi, me çizme, pa çizme, gjithmonë përpara… drejt humnerës, por me stil.
Ujqit, po e nuhatën që lideri i tyre s’di ku e ka bishtin, nuk i ndjekin më. E hanë të gjallë.
Populli është ndryshe. Populli voton, duartroket, e ngre në qiell, i bën like, i jep mandate pas mandatesh.
Ndërrojmë liderin?
Jo, më mirë të ndërrojmë kontinentin ku jetojmë!
Kërkojmë llogari?
Më mirë të kërkojmë azil.
Të ngremë zërin?
Jo, zëri na duhet për të brohoritur në mitingje.
Ujku s’ka nevojë për zgjedhje. Ai ose udhëheq mirë, ose s’udhëheq fare. Është populli ai që ka privilegjin e madh të zgjedhjes… dhe zgjedh të nënshtrohet!
Dhe ja ku jemi: një tufë që nuk kërkon më ujkun që i prin, por bariun që e tall shumë.
Ndaj, herën tjetër kur të përdorësh fjalën “kafshë” për të ofenduar dikë… kujdes: nuk e ofendon, poe e komplimenton.
Kafshët, nuk e votojnë të padobishmin. Ai është privilegj vetëm i yni.
Etiketa: idiotnjerezitujqit

Lajme të lidhura

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët

08:49 - 27/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Para
Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata heq masën ndaj Florian Sulejmanit

Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata heq masën ndaj Florian Sulejmanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama nis përndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t’u refuzohet dalja jashtë vendit
Aktualitet

Gjoba deri në 5 milionë lekë, “The Guardian”: Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës

09:20 - 29/10/26

Vendimi i qeverisë shqiptare për të ashpërsuar masat ndaj pjesëmarrësve në protesta që shndërrohen në të dhunshme ka tërhequr vëmendjen...

Lexo më shumë
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

08:59 - 29/10/26
Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta

Nga derbi i kryeqytetit te “finalja” për titullin, sot Superiorja premton emocione të forta

08:40 - 29/10/26
Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

08:27 - 29/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 29 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com