GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina i bën thirrjen e fortë OKB-së: Rusia po gënjen, sulmi nuk është ndalur

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina i bën thirrjen e fortë OKB-së: Rusia po gënjen, sulmi nuk është ndalur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina i ka bërë thirrje kreut të OKB-së që të garantojë korridore të vërteta humanitare për Mariupolin

Zëvendëskryeministri i Ukrainës i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së që të japë ndihmën e tij për Mariupolin. Mbrojtësit ukrainas tani kontrollojnë vetëm një pjesë të qytetit, fabrikën çelikut Azovstal, një kompleks i madh në juglindje të Mariupolit. Por zyrtarët ukrainas thonë se sulmet ruse vazhdojnë. “Askush nuk lejohet të largohet nga Azovstal. Është gënjeshtër se sulmi është ndalur”, thotë nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov.

“Ka ende njerëz atje, civilë, ushtarakë, familje. Fabrika po bombardohet vazhdimisht.”. Ai shton se janë përpjekur vazhdimisht të organizojnë korridore humanitare, por akuzon pushtuesit se po deportojnë njerëzit në vendin e tyre. “Ne mendojmë se Rusia ka deportuar 40,000 njerëz nga Mariupol në vendin e tyre,” pretendon ai.

Iryna Vereschuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, na thotë se janë rreth 1000 civilë të strehuar në Azovstal dhe ata kanë nevojë për ndihmë.

“Ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore. Disa prej tyre kanë pasur amputime. Nuk ka të bëjë vetëm me forcat e armatosura, ka të bëjë edhe me civilët.”, tha ajo. Zëvendëskryeministrja akuzon gjithashtu rusët për deportimin e njerëzve në vendin e tyre, duke përdorur “në mënyrë cinike” korridoret e planifikuara humanitare për t’i futur njerëzit në autobusë që më pas i çojnë jashtë vendit.

Vereschuk thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres duhet të përdorë kohën e tij në Moskë sot për të shpëtuar njerëzit e Mariupolit dhe për të garantuar korridore të vërteta humanitare. “Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk ka kuptim për OKB-në”, thotë ajo.

Etiketa: okbRusiUkraine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja

Endri Prifti e akuzoi për grabitjen e shtëpisë, reagon ish-bashkëshortja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26

Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në...

Lexo më shumë
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com