GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina kap snajperisten serbe, shërbeu si “motër nderi”

09:52 - 28/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina kap snajperisten serbe, shërbeu si “motër nderi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kapur një snajperiste serbe të reshtuar krah forcave ruse, njoftoi agjencia e lajmeve e Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev, ArmyInform.

Danijela Lazoviç, njihej nga rusët edhe me nofkën “Bagira”. Ajo ka thënë se është braktisur në fushën e betejës.

Në një postim të forcave ukrainase në rrjetin social Twitter, thuhet se Lazoviç, rregullisht ka shkuar në Beograd dhe në Kosovë, ndërsa theksohet se që nga vitit 2014 ka shërbyer si snajperiste në njësitë e “Milicisë Popullore të DPR”.

Sipas forcave ukrainase, ajo pasi u kap rob pranoi të bashkëpunonte me ukrainasit. Lazoviç pretendon se është braktisur në fushën e betejës.

“Më braktisën. Duke e ditur që isha i plagosur dhe duke pasur mundësinë të më merrnin, ata thjesht shpresuan se do të vdisja.”

Mediat e huaja shkruajnë se Daniela Lazoviç ishte marrë me hendboll kur ishte e re. Teksa merrej me këtë sport ajo u shpërngul nga Gornji Milanovac për në Golubac, afër manastirit të Tumanes. Në atë moment, ajo donte të ndërronte fenë dhe të bëhej myslimane, megjithatë, hoqi dorë nga kjo dhe vendosi të shkonte në manastir.

E quajtur “motër nderi” Lazoviç shpesh largohej nga manastiri dhe udhëtonte me rroba civile për në Beograd ose Kosovë. Por disa nga këto udhëtime filluan të ngjallnin dyshime. Policia mori njoftim për rastin dhe konstatoi se ajo ishte shpërndarëse droge. Lazoviç u dënua, por nuk specifikohet se kohë ka qenë pas hekurave. Pas lirimit, Daniela ndërpreu kontaktet me prindërit dhe miqtë e saj dhe në nëntor të 2014-ës u nis për në Ukrainë dhe u bashkua me radhët e organizatës proruse “Oplot”.

❗️ ЗСУ взяли в полон снайперку "Багіру" з ОРДЛО, яка розстрілювала наших полонених у 2014 році. pic.twitter.com/lZJA7Nwn0T

— Inside the Armed Forces of Ukraine (@Inside_the_AFU) March 25, 2022

Etiketa: KAPET SNAJPERISTJAUkraine

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“Gëzim dhe paqe”, ambasada e SHBA-ve uron Krishtlindjet

Lajm i mirë! SHBA zgjat vlefshmërinë e vizave për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com