GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina merr masa për të mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina merr masa për të mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina po merr masa për të mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur pasi “KLM” u bë linja e parë ajrore e madhe që pezulloi fluturimet drejt kryeqytetit Kiev. Kjo vjen pas tensioneve mbi grumbullimin e forcave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën që po intensifikohen pavarësisht përpjekjeve diplomatike për të lehtësuar situatën. Ukraina tha se ishte e gatshme të merrte detyrime financiare për sigurinë e fluturimeve në hapësirën ajrore të vendit.

Linjat e tjera ajrore mund të ndjekin “KLM-në” për shkak të rritjes së kostove të sigurimit. Nënkryetari i zyrës së presidentit të Ukrainës, Kirill Tymoshenko tha në fundjavë se vendi ishte i gatshëm të mbulonte disa nga kostot. Ai shkroi në një postim në Facebook: “Ukraina është e gatshme të marrë angazhime financiare për sigurinë e avionëve në qiellin e Ukrainës”.

“Për të garantuar sigurinë e fluturimeve, qeveria vendosi sot të ndajë fonde nga Fondi i Rezervës së Buxhetit të Shtetit për Ministrinë e Infrastrukturës. Garancitë do të jepen për kompanitë e sigurimit, kompanitë e risigurimit, kompanitë ajrore që përdorin aviona me qera dhe linjat ajrore”.

Sipas disa raportimeve paratë e alokuara ishin rreth 404 milion paund. Industria e udhëtimeve është ende e përhumbur nga kujtimi i fluturimit MH17 të “Malaysia Airlines”, i cili u rrëzua ndërsa po fluturonte pranë zonës së konfliktit të Ukrainës lindore në korrik 2014. Të gjithë 298 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e fluturimit Amsterdam-Kuala Lumpur u vranë.

Të dielën, linja ajrore buxhetore e Ukrainës “SkyUp” tha se fluturimi i saj nga Portugalia në Kiev u detyrua të ulej në Moldavi të dielën pasi kompania irlandeze e dhënies me qera të avionëve revokoi lejen që ai të kalonte në Ukrainë. “SkyUp” tha se kompanitë evropiane të qiradhënieve po kërkonin që linjat ajrore ukrainase t’i kthenin avionët e tyre në hapësirën ajrore të BE-së brenda 48 orëve.

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” tha se po shqyrtonte një pezullim të fluturimeve drejt Ukrainës raporton gazetari Russell Hotten i “BBC-së”. Megjithatë, “Wizz Air” tha: “Aktualisht, ne nuk kemi bërë asnjë ndryshim në orarin tonë dhe të gjitha fluturimet tona për në/nga Ukraina vazhdojnë të funksionojnë normalisht”. “Të gjithë pasagjerët me fluturime të rezervuara për dhe nga Ukraina këshillohen që të kontrollojnë rregullisht kutitë e tyre postare për informacione të mëtejshme rreth fluturimeve të rezervuara”.

Linja ajrore tha se po monitoronte nga afër situatën. Të dhënat nga shërbimi global i gjurmimit FlightRadar24 tregojnë se hapësira ajrore mbi Turqinë veriore, në anën tjetër të Detit të Zi nga Ukraina është veçanërisht e ngarkuar. Hapësira ajrore në Rusi pak mbi kufirin e saj lindor me Ukrainën është gjithashtu e zënë. Por ka relativisht pak avionë mbi vetë Ukrainën, sugjeron analiza.

“Reuters” raportoi se një këshilltar i presidentit të Ukrainës tha se pavarësisht nga ajo që linjat ajrore zgjodhën të bënin, Kievi nuk do të mbyllte hapësirën e tij ajrore pasi kjo do t’i ngjante “një lloj bllokade të pjesshme”.

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz
Botë

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz

20:00 - 09/06/26
OKB: Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje
Botë

OKB: Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është në rritje

15:28 - 09/06/26
Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë të destinuar për tregun evropian
Botë

Rekord droge në Kili, autoritetet kapin 100 ton kokainë të destinuar për tregun evropian

14:11 - 09/06/26
Para
Merrni çadrat me vete, reshje shiu dhe rrebesh në orët e pasdites

Rriten temperaturat, si parashikohet moti gjatë ditës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti për krimin e organizuar në Shqipëri/ Hita: Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij
Aktualitet

Raporti për krimin e organizuar në Shqipëri/ Hita: Përgjigjja jonë do të jetë bashkëpunimi pa kufij

23:22 - 09/06/26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, mori pjesë në prezantimin e Vlerësimit të Kërcënimit nga...

Lexo më shumë
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

21:55 - 09/06/26
“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ…

“Veprimi Qytetar”, dalin zyrtarisht emrat e 10 organizatorëve të protestës, firmosin kërkesën në KQZ…

21:18 - 09/06/26
“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz

“Irani rrëzoi Apache-n tonë”/ Trump kërkon reagim pas rrëzimit të helikopterit në Hormuz

20:00 - 09/06/26
Lapaj sërish në protestën për Zvërnecin: Dilni për të ardhmen e fëmijëve!

Lapaj sërish në protestën për Zvërnecin: Dilni për të ardhmen e fëmijëve!

19:59 - 09/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetjojobetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekdeneme bonusucasibomcasibom girişjojobetJojobet