GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina shënon fitore me rëndësi në lindje, zbrapsen forcat ruse në Luhansk

17:37 - 01/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina shënon fitore me rëndësi në lindje, zbrapsen forcat ruse në Luhansk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ka tërhequr trupat nga qyteti strategjik i Limanit, që gjendet në lindje të Ukrainës.

“Për shkak të kërcënimit nga rrethimi, trupat janë tërhequr nga Krasni Liman, në një pozicion më të mirë”, tha Ministria e Mbrojtjes, sipas mediave shtetërore ruse. Krasni Liman është një emërtim i vjetër sovjetik për Limanin, në të cilin forcat ukrainase thanë se kanë hyrë.

Ushtria ukrainase tha se ka marrë territor në qytetin e Limanit, duke e cilësuar si “sukses të konsiderueshëm”. Më herët gjatë 1 tetorit, një zëdhënës i forcave ukrainase tha se mijëra trupa ruse janë rrethuar në Liman.

“Grupi rus në Liman është rrethuar”, tha zëdhënësi Serhiy Cherevatiy. “Vendbanimet në Jampil, Novoselivka, Shandriholov, Drobishev dhe Stavki janë çliruar dhe po ndërmerren masa për stabilizimin e situatës”, shtoi ai.

Cherevatiy vlerësoi se numri i trupave ruse që janë rrethuar është afër 5.000, dhe shtoi se forcat ruse po tentojnë që ta thyejnë rrethimin.

Rimarrja e Limanit nga Kievi, paraqet humbje të madhe për ushtrinë ruse që nga nisja e kundërofensivës ukrainase muajin e kaluar, që ka dëbuar forcat e Moskës nga rajoni i Harkivit.

Cherevatiy shtoi se çlirimi i Limanit do të mundësonte që forcat ukrainase të hyjnë në rajonin e Luhanskut “drejt Kreminës dhe Severodonjeckut”.

Një lëvizje e tillë do të turpëronte edhe më shumë Kremlinin, që në korrik tha se rajoni i Luhanskut është i pushtuar plotësisht

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 shtator paligjshëm aneksoi katër rajonet pjesërisht të okupuara ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja. Putin tha se këto tani janë territore ruse, teksa Perëndimi tha se një vendim i tillë përbën një përshkallëzim të luftës.

Të katër këto rajone, së bashku me Krimenë – që Moska aneksoi më 2014 – përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës dhe në to përfshihen disa prej zonave më të industrializuara.

Kievi ka thënë se nuk do të negociojë me Moskën për aq kohë sa Putin është në pushtet./REL

Etiketa: LindjeRusiaukraina

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“Do të sjellë zhvillim” / Ambasada e SHBA prezanton rregullin e ri kundër korrupsionit

“Do të sjellë zhvillim” / Ambasada e SHBA prezanton rregullin e ri kundër korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com