GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina zotohet se do të zgjerojë sulmet ndaj Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike të dielën, më 22 qershor. Ai tha se sulmet po rezultojnë “efektive” dhe se Kievi do të godasë vetëm caqe ushtarake.

“Sigurisht që do të vazhdojmë. Do të rrisim shkallën dhe thellësinë e sulmeve,” tha komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainas, Oleksandr Syrsky, gjatë një bisede me gazetarë.

Këto deklarata ai i bëri në një kohë kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës trevjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ngecur. Takimi i fundit i drejtpërdrejtë mes dy palëve u mbajt pothuajse tre javë më parë dhe nuk janë planifikuar bisedime të tjera.

“Nuk do të qëndrojmë thjesht në mbrojtje. Sepse kjo nuk sjell asgjë dhe në fund çon në tërheqje, humbje njerëzish dhe territori”, tha Syrsky.

Syrsky pranoi gjithashtu se Rusia ka disa përparësi në luftën me dronë, veçanërisht në prodhimin e dronëve me fibra optike, të cilët vështirë rrëzohen.

“Në këtë fushë, fatkeqësisht, ata kanë përparësi si në numër, ashtu edhe në rrezen e përdorimit të dronëve”, tha ai.

Ai gjithashtu pretendoi se Ukraina ende mban nën kontroll 90 kilometra katrorë në rajonin Kursk të Rusisë, ku Kievi kreu një ofensivë ndërkufitare në gusht të vitit të kaluar.

“Këto janë veprime parandaluese nga ana jonë, si përgjigje ndaj një sulmi të mundshëm të armikut”, shtoi ai.

Moskë aktualisht ka nën kontroll rreth një të pestën e Ukrainës dhe pretendon se katër rajone ukrainase i përkasin asaj, përveç Krimesë, që e mori më 2014.

Kievi ka akuzuar Moskën për sabotim të qëllimshëm të një marrëveshjeje për paqe, me qëllim zgjatjen e ofensivës së saj ndaj Ukrainës dhe marrjes e më shumë territori.

/REL/

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com