GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina zotohet se nuk do të përdorë bomba thërrmuese në Rusi

21:45 - 08/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Ukraina zotohet se nuk do të përdorë bomba thërrmuese në Rusi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta furnizuar Kievin me bomba thërrmuese, duke thënë se ato do të shërbenin si ndihmë për çlirimin e territorit ukrainas, por premtoi se nuk do të përdoren në Rusi.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do të furnizonin Ukrainën me bomba thërrmuese, që janë të ndaluara në më shumë se 120 vende, me qëllim për përdorimin e tyre nga trupat ukrainase, në kundër-sulmin e nisur ndaj Rusisë.

Zoti Reznikov tha se bombat thërrmuese do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, duke shtuar se Ukraina do të shkëmbejë informacione me partnerët e saj mbi përdorimin e tyre.

“Qëndrimi ynë është tepër i thjeshtë, duhet të çlirojmë territoret e pushtuara dhe të shpëtojmë jetët njerëzore. Ukraina do të përdorë bombat thërrmuese vetëm për çlirimin e territoreve që njihen ndërkombëtarisht si territoret tona. Këto municione nuk do të përdoren në territoret që zyrtarisht njihen si territore ruse”, shkroi ai përmes një postimi në Twitter.

Më shumë se 120 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese.

Vendet kanë rënë dakord të mos përdorin, të mos prodhojnë, transferojnë apo të kenë rezerva të tyre.

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të konsiderueshëm ‘bombash më të vogla’ që përhapen në një zonë të gjerë.

Bombat të cilat nuk shpërthejnë, por mbeten në terren, paraqesin rrezik për dekada të tëra./VOA

Etiketa: ArmetRusiaukraina

Lajme të lidhura

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
Rama e shkarkoi si të paaftë, Çuçi reagon pas vendimit të fundit të kreut të qeverisë

Rama e shkarkoi si të paaftë, Çuçi reagon pas vendimit të fundit të kreut të qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com