GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukrainasit do të stërviten në përdorimin e tankeve Abrams

16:40 - 21/04/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukrainasit do të stërviten në përdorimin e tankeve Abrams
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

31 tanke amerikane M1A1 Abrams do të mbërrijnë në maj në një bazë në Gjermani dhe ukrainasit do të fillojnë një trajnim prej 10 javësh për përdorimin e tyre, sipas zyrtarëve të lartë ushtarakë që folën në kushte anonimiteti për të diskutuar çështjet e sigurisë.

Në trajnimin e drejtuar nga SHBA do të marrin pjesë rreth 250 ukrainas dhe zyrtarët thonë se 31 tanke Abrams do t’i dorëzohen Ukrainës deri në vjeshtë, shumë më herët nga sa pritej fillimisht.

Tanket e stërvitjes nuk do të jenë të njëjtat që do t’i dërgohen Ukrainës, ndërsa vendi lufton kundër agresionit rus. Ato po bëhen gati në Shtetet e Bashkuara para së të dërgohen në vijën e frontit, sipas zyrtarëve.

Lajmi vjen ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po drejton një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës të premten në bazën Ramstein të Gjermanisë, ku udhëheqës ushtarakë nga më shumë se 50 vende po përqendrohen tek nevojat e ushtrisë ukrainase.

Austin pritet të njoftojë se tanket Abrams do të mbërrijë në Gjermani në javët e ardhshme gjatë një konference për shtyp të premten. Austin tha se anëtarët e Grupit të Kontaktit kishin dhënë më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën.

“Më shumë se një vit më pas, Ukraina është ende e fortë. Mbështetja jonë nuk është lëkundur dhe unë jam krenar për përparimin që kemi bërë së bashku, “tha ai.

Britania e Madhe ishte e para që premtoi tanke të stilit perëndimor për Ukrainën, duke dërguar tanket e saj Challenger 2 për të ndihmuar në luftë. Pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për tanket Abrams, Gjermania njoftoi se do t’i japë tanke Leopard 2 Ukrainës dhe do të lejojë aleatët e tjerë që kanë tanke gjermane, si Polonia, të bëjnë të njëjtën gjë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov informoi anëtarët e Grupit të Kontaktit të premten për gjendjen në fushën e betejës dhe nevojat më urgjente ushtarake të Ukrainës.

Moska filloi një ofensivë të re në Ukrainë në fillim të këtij viti që ka ngecur, ndërsa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë, që pritet të fillojë në ditët ose javët në vijim.

SHBA ka ofruar më shumë se 35 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga fillimi i agresionit të Rusisë në shkurt 2022, të cilin Austin e quajti “një agresion të paprovokuar”.

Përpara takimit, Sekretari Austin trajtoi çështjen e rrjedhjes masive të dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit që detajojnë informacionet e ndjeshme të zbulimit mbi luftën në Ukrainë, të zbulimit rus dhe të atij të aleatëve.

Austin tha se e kishte marrë çështjen shumë seriozisht dhe do të vazhdojë të punojë me “aleatët dhe partnerët tanë që i vlerësojmë thellësisht”.

“Jam i prekur nga solidariteti dhe angazhimi juaj për të refuzuar përpjekjet për të na përçarë. Dhe ne nuk do të lejojmë asgjë të prishë unitetin tonë”, tha ai.

Etiketa: Abramsstervitjetanket amerikane abramsushtria ukrainase

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Smart është rritur sërish, prezantohet #3

Smart është rritur sërish, prezantohet #3

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti...

Lexo më shumë
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25
Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

17:59 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com