GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukrainasit e presin me reagime të ndryshme dhënien e çmimit Nobel për Paqen

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukrainasit e presin me reagime të ndryshme dhënien e çmimit Nobel për Paqen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me aktivistë nga Bjellorusia dhe Rusia, drejtuesja e Qendrës Ukrainase për Liritë Civile vlerësoi punën e laureatëve të tjerë, por tërhoqi vëmendjen kundër grupimit së bashku të këtyre tre organizatave në frymën e një historie të Luftës së Ftohtë.

“Nuk e shikojmë, dhe nuk duhet ta shikojmë, këtë çmim… si një histori sovjetike me vëllazëri mes vendesh”, tha Oleksandra Matviychuk në një konferencë për shtyp të shtunën në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. “Kjo është një histori që ka të bëjë me luftën kundër një armiku të përbashkët”.

Komentet e zonjës Matviychuk vijnë një ditë pasi disa në Ukrainë patën reagime të ndryshme për vendimin e komitetit të çmimeve Nobel për t’i dhënë çmimin organizatës së saj së bashku me aktivistin e burgosur bjellorus Ales Bialiatski dhe me grupin e mirënjohur rus të të drejtave të njeriut, Memorial.

Qendra Ukrainase për Liritë Civile u themelua në vitin 2007 për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe funksionimin e shtetit ligjor.

Berit Reiss-Andersen, kryetare e Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, tha se paneli vendosi të nderojë “tre kampionë të shquar të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore”.

Disa ukrainas shprehën pakënaqësi për atë që ata e perceptuan si një vendosje të Ukrainës në të njëjtën kategori si Rusia dhe Bjellorusia, territorin e të cilave Moska e ka përdorur për të sulmuar Ukrainën.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak u tall me çmimin në një postim në Twitter të premten, duke thënë se komiteti kishte një “botëkuptim interesant të fjalës ‘paqe’.”

Mbrojtësit bjellorusë dhe rusë të të drejtave të njeriut po “luftojnë për të drejtat e njerëzve në diktatura”, ndërsa në Ukrainë, grupe si Qendra për Liritë Civile po dokumentojnë “krimet e luftës të këtyre diktaturave sepse raketat fluturojnë në Ukrainë nga Bjellorusia dhe Rusia”, shkruajti të premten në Twitter gazetarja ukrainase Anastasia Magazova.

“Përkundër të gjitha meritave të laureatëve nga Rusia dhe Bjellorusia, ukrainasit nuk duan që lufta për të drejtat e njeriut në të tre vendet të perceptohet në mënyrë të barabartë”, shkruajti zonja Magazova, e cila ka mbuluar Ukrainën për shtypin gjerman dhe ukrainas që nga viti 2014./VOA

Etiketa: cmimNobelpaqereagimeUkraine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Sekuestrohet 110 kg kokainë në Catania, vlera në treg 12 mln euro

Sekuestrohet 110 kg kokainë në Catania, vlera në treg 12 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës
Aktualitet

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26

Protestuesit janë grumbulluar në “Sheshin Skënderbej”, pas përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë gjatë tubimit në Tiranë. Të rinjtë protestues...

Lexo më shumë
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com