GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ukrainasit vijojnë sulmet në Rusi, pas avionëve hedhin në erë me eksploziv urën e Krimesë

15:45 - 03/06/25
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukrainasit vijojnë sulmet në Rusi, pas avionëve hedhin në erë me eksploziv urën e Krimesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimet Sekrete Ukrainase goditën një shtyllë nënujore në një operacion të përgatitur mirë – Trafiku në urën e Krimesë është ndërprerë përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ndërsa forcat ruse janë në gatishmëri të kuqe
Shërbimet e inteligjencës ukrainase njoftuan të martën se kanë goditur për herë të tretë që nga fillimi i luftës, urën që lidh Rusinë me rajonin e Krimesë.

Tre ditë pas sulmit ndaj bazave ajrore të vendosura thellë në territorin rus, ku u shkatërruan 41 avionë bombardues, me kosto 7 miliardë dollarë, SBU-ja përdori eksplozivë ekuivalentë me 1,100 kilogramë TNT për të hedhur në erë një nga këmbët e urës.

Ukrainasit madje publikuan një video që tregonte një shpërthim nënujor në njërën nga shtyllat kryesore të urës. Natyrisht, trafiku në urë është pezulluar përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ndërsa forcat ruse janë në gatishmëri.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi se operacioni ishte përgatitur prej muajsh dhe shkaktoi “dëme të konsiderueshme strukturore”, duke e lënë në një “gjendje kritike” të vetmen rrugë lidhëse mes rajonit dhe Moskës.

Kreu i SBU-së, Vasyl Malyuk, deklaroi se ura “mbetet një objektiv legjitim ushtarak për shkak të përdorimit të saj nga forcat ruse për mbështetje logjistike“, duke shtuar se “Krimea është Ukrainë” dhe duke paralajmëruar se “çdo simbol ose mjet pushtimi do të vuajë pasojat“.

BREAKING: Ukraine’s SBU conducted a new special operation and struck the Crimean Bridge for the third time, this time underwater. The bridge is in a state of emergency. pic.twitter.com/ocy3Nf2LGc

— Clash Report (@clashreport) June 3, 2025

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Bota

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët
Bota

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Para
Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye

Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com