GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukrainë, forcat ruse po përparojnë drejt qytetit Bakhmut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukrainë, forcat ruse po përparojnë drejt qytetit Bakhmut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë që Ukraina dhe Rusia kanë shtuar numrin e forcave ushtarake në Ukrainën Lindore, Rusia duket se ndodhet pranë rrethimit të qytetit të Bakhmutit, ku për muaj të tërë janë zhvilluar beteja të ashpra. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Heather Murdock, raporton nga ky qytet, ku banorët po jetojnë pa ngrohje, energji elektrike dhe ujë.

Kush ka mbetur ende në qytetin Bakhmut njeh dikë që ka vdekur nga bombardimet, por shumica e banorëve janë larguar shumë kohë më parë.

Qyteti ka qenë epiqendër e luftimeve më të ashpra në Ukrainë për muaj të tërë dhe ai shihet si simbol i rezistencës. Për Rusinë, marrja e qytetit do të ishte një hap i madh drejt qyteteve të mëdha aty afër, Kramatorsk dhe Sloviansk.

Në fund të janarit, forcat ruse nuk dukej se po përparonin me shpejtësi drejtë qytetit. Ka pasur raste kur forcat ruse kanë goditur me predha edhe një ambulancë që evakuonte civilët e plagosur dhe personelin mjekësor në qytetin Bakhmut, duke vrarë mjekun amerikan, Pete Reed.

Nën zhurmën e artilerisë së vazhdueshme vendasit thanë se kishin humbur gjithçka.

“Dyqani im është shkatërruar. Shtëpia ime është e madhe, por është bombarduar. Por ne jetojmë”, tha Lesya, banore e Bakhmutit derisa një shpërthim i madh u dëgjua shumë afër ku po realizohej intervista.

“Mos ki frikë. Këto janë shpërthime të vogla, vetëm bomba”.

Vetëm disa mijëra njerëz kanë mbetur në Bakhmut, kryesisht pa ngrohje, energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm.

Në një strehë pranë tregut, vullnetarë ukrainas dhe të huaj shërbejnë ushqim, ujë dhe pije të nxehta. Vendasit thonë se ky vend i grumbullimit e lehtëson vetminë e të jetuarit nën sulm.

Vullnetarët thonë se po përpiqen të vendosin dushe në strehimore, pasi banorët janë bërë gjithnjë e më të prekshëm nga sëmundjet për shkak të kushteve të këqija higjenike.

“Ne folëm me një grua dhe pyetëm: ‘Kur ishte hera e fundit që bëre dush?’ Ajo tha se kanë kaluar dy muaj që kur kam larë këmbët”, tha Mykhailo Purushev, vullnetar që po ndihmon banorët e Bakhmutit.

Qytete dhe fshatra të tjerë aty pranë janë pothuajse tërësisht të braktisura ndërsa dy vendet luftojnë për kontroll.

Në këtë qytet, banorët e mbetur që kanë jetuar me bombardime për muaj të tërë, thonë se tani po përgatiten të largohen, ndërsa forcat ruse po afrohen.

Të tjerë thonë se planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi, për arsye krenarie.

“Jemi mësuar të jetojmë pa gaz, ujë dhe drita. Gjëja kryesore që ne duam është që bombardimet të ndalen dhe Ukraina të mbijetojë. Për hir të Ukrainës, ne do t’i durojmë të gjitha këto”, tha Lesya, banore e qytetit Bkahmut.

Rusia dhe Ukraina kanë luftuar në këtë rajon nga viti 2014. Por prej fillimit të agresionit rus vitin e kaluar kanë vdekur më shumë se 7100 civilëve, ndërsa është shkatërruar në shkallë të gjerë infrastruktura në të gjithë vendin. /Voa/

Etiketa: perparimiRusiaukraina

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Instalacion 4 mln euro në Kryeministri, PD: Tallje me shqiptarët

Instalacion 4 mln euro në Kryeministri, PD: Tallje me shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com