GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

UKT-ja bllokon pusetat, banorët në Farkë: Punonjësit hodhën zhavorr në vend të tubacioneve

16:35 - 10/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
UKT-ja bllokon pusetat, banorët në Farkë: Punonjësit hodhën zhavorr në vend të tubacioneve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Papërgjegjshmëria e punonjësve të UKT-së, pasi hodhën zhavorrin e punimeve në puseta ka sjell shumë probleme në Farkë.

“Punëtorët janë të UKT-së, kanë hedhur zhavorrin sipër pusetës. Tani ra shi e u bllokua puseta. Ja çfarë kanë bërë, shiheni vet gjendjen, ujërat e zeza janë të gjithë në rrugë”, janë shprehur banorët.

Rreth 300 familje në zonën e Farkës janë prekur nga ky veprim. Banorët shprehen se ujërat e zeza derdhen lumë dhe bashkohen me ujin e pijshëm, gjë që sjell infeksione.

“Temperaturat 40, çfarë do presim vetëm sëmundje. Mizat po na mysin. Fëmija a do dalë në rrugë, do marrë një gur, do fus duart në gojë, e ja ku e mori infeksionin”, shprehet njëri prej tyre.

 

Edhe pse mungesa e koshave e ka kthyer këtë zonë në një depozite mbeturinash askush nuk ka marrë masa. Thirrjet e përhershme të banorëve nuk janë dëgjuar prandaj paralajmërojnë protesta përballë UKT.

“Nuk di të them me saktësi se prej sa kohësh ky bidon është hedhur këtu, por me siguri mund të them se mungesa e koshave të mbeturinave ka shkaktuar këtë masivitet ndotjeje. Jemi 300-350 familje nuk kemi 1 kosh plehrash”, vazhdojnë të shprehen banorët.

Premtimet kanë qenë shumë të thjeshta për tua dhënë banorëve, por nuk janë mbajtur asnjëherë.

“Vijnë për fushata, por s’janë mbajtur asnjëherë. Kanë premtuar disa herë por mbarojnë punët e veta ikin. A banojnë rob a kafshë, nuk do të di njeri fare. Votat I kemi dhënë sa herë që kanë dashur, ne u gënjenim dhe përplasnim duar për to dhe rroftë partia.”

Banorët janë në pritje që instancat përkatëse të reagojnë në të kundërt paralajmërojnë se do të mblidhen të gjithë së bashku në protestë përballë UKT.

 

 

Etiketa: banoreFarkeprotesteujeUKT

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Në klasë të parë që 5 vjeç, çfarë parashikon propozimi i Ministrisë së Arsimit

Në klasë të parë që 5 vjeç, çfarë parashikon propozimi i Ministrisë së Arsimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com