GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

UKT e Veliaj e nxirë në shkelje/ Tjetër tender i denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
UKT e Veliaj e nxirë në shkelje/ Tjetër tender i denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aferat e Veliaj në bashkëpunim me miqtë e tij nuk kanë fund. Pak javë më parë Komisioni i Prokurimeve Publike i anuloi një tender Veliajt dhe krahut të tij të djathtë Taulant Fushës, drejtues i UKT. Të dy ata kishin zhvilluar në shkelje të hapur të ligjit tenderin prej 11 milionë lekësh. Por, si duket Veliaj dhe Fusha nuk kanë marrë mësim nga ai vendim i KPP dhe ka hapur një tjetër tender. Bëhet fjalë për një projekt me  vlerë 4 milionë lekë për blerje interneti. Pjesëmarrëse në këtë garë ka qenë kompania “ABISSNET shpk”, e cila pretendon se UKT e ka paracaktuar fituesin dhe nuk ka vlerësuar siç duhet ofertat. “ABISSNET shpk” del në këtë konkluzion, pasi në ankesën e publikuar   disa kritere në tender, të cilat ligji i prokurimeve nuk i kërkon dhe janë burokratike.

Së pari evidentohet si kriter i panevojshëm dhe që kufizon garën, fakti që edhe për furnizimin me internet UKT kërkon inxhinier të pajisur me certifikatë CS PS Core Newtork Planning. Por, ankimuesit shprehet se ai është kontrolluar nga AKEP për çdo dokument të nevojshëm dhe është i certifikuar tashmë, kështu që në këtë rast nuk është i nevojshëm një inxhinier me certifikim shtesë. “Referuar nenit 44 të ligjit për prokurimet, ne konstatojmë se për realizmin e shërbimit të kërkuar nga autoriteti kontraktor, që ka të bëjë me shërbimin e internetit, nuk është e nevojshme që operatori të ketë në staf një inxhinier, të certifikuar për standardin CS PS Core Network Planning. Pasi kjo certifikatë nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me këtë shërbim. Pasi kemi të bëjmë me shërbim interneti dhe jo me planifikim të rrjeteve mobile si 2G, 3G , GSM dhe WDCMA”, thuhet në ankesë.

Ndërsa më tutje evidentohet se UKT nuk ka përmbushur  parashikimet e VKM, e cila kërkon që autoriteti kontraktor të mos mbingarkojë me dokumente pjesëmarrësit në garë.  Sipas ankimuesit përcaktimi i kësaj lloj certifikate ka pasoja skualifkuese në mënyrë të padrejtë për garuesit. Ndërsa theksohet se kritere të ndryshme janë vendosur për pjesëmarrës të ndryshëm në këtë garë.

Fitues i paracaktuar

Ankimuesi pretendon se fituesi është i paracaktuar dhe gara ishte fiktive për shkak se,  e njëjta skemë është përsëritur edhe në vitin 2018. Pasi edhe në atë kohë Abissnet ka qenë në garë përballë Albtelecom për tender me të njëjtin objekt dhe është përjashtuar nga gara sërish për arsye diskriminues.

Ndër të tjera ankimuesi shprehet se UKT që nga 2013 i jep këtë tender të njëjtin objekt. Gjithashtu ankimuesi vë në dukje se UKT ka dhënë një fond limit shumë më të lartë, duke e rritur pothuajse çdo herë që zhvillon tenderin. Konkretisht në 2018 për këtë tender janë ofruar 1.8 milionë lekë, 2.5 milionë lekë dy vjet më vonë dhe tashmë shkoi në 4 milionë lekë. Ku sipas ankimuesit, ky shërbim mund të përmbyllet me më pak shpenzime./ E.H Gijotina.com/ UKT

 

 

Etiketa: abuzimafere korruptiveankesekryesore2TEDNERUKTVeliaj

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Rusia i ka sytë nga Ballkani”/ Ministri austriak: Hapni urgjentisht negociatat për Shqipërinë

“Rusia i ka sytë nga Ballkani”/ Ministri austriak: Hapni urgjentisht negociatat për Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com