GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

10:21 - 15/06/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

filling milk in to plastic bottles at the factory. equipment at the dairy plant

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa importi i qumështit të freskët ka rënë, importi i qumështit pluhur është rritur me 15% në periudhën janar–prill 2025, duke arritur në 200 mijë kg nga 174 mijë kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pavarësisht rritjes, importet mbeten shumë më të ulëta se kulmi i vitit 2021, kur arritën 1,59 milionë kg.

Sipas Doganave, importuesit kryesorë janë kompani si SUPER MILK, AGS, AD SH-2014, ELKA-SA, ALTA GROUP, etj. Produkti vjen nga vende të ndryshme si Holanda, Lituania, Franca, Gjermania, Suedia, Turqia etj.

Sipas Shoqatës së Industrisë së Përpunuesve të Qumështit, përdorimi i qumështit pluhur në prodhimin e produkteve si kos, djathë apo gjizë është i ndaluar me ligj dhe ndëshkohet nëse nuk etiketohet siç duhet.

Ligji e lejon përdorimin vetëm për industri të caktuara si: prodhimi i akullores, bukës, çokollatës apo ushqimeve për foshnje.

Çmimet e shitjes nuk ulen, konsumi vijon në rënie në Juglindje

Luhatjet në tendencat e konsumit për produktet e bulmetit gjatë kësaj periudhe janë të ndryshme për operatorët e përpunimit të qumështit. Kompanitë në Juglindje vijojnë të jenë në vështirësi për sa i përket konsumit.

Taulant Pupa, drejtues i kompanisë “Vita 2001”, fabrika e së cilës ndodhet në fshatin Nizhavec, në Qarkun e Korçës, deklaroi se tendenca e konsumit vijon të jetë në rënie.

“Prodhimi i qumështit, veçanërisht ai i lopës me të cilin ne punojmë është në tendencë rritëse, por jemi në vështirësi me konsumin. Kërkesa për produkte nga hotelet, restorantet etj., vijon të jetë në rënie krahasuar me vitin e kaluar”.

Zoti Pupa theksoi se edhe gjatë periudhës janar-mars 2025, kërkesa ka rënë me 20 deri në 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ai pohoi më herët se arsyet kryesore të rënies së kërkesës janë emigracioni i të rinjve nga zonat e Juglindjes dhe konkurrenca e lartë nga produktet e importuara me çmime më të ulëta.

“Prodhimi i produkteve të bulmetit mbetet i lartë, por tendenca e konsumit vazhdon të jetë në rënie. Në muajt janar-mars 2025, kërkesa ra nga 20 deri në 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Arsyet kryesore janë emigrimi i të rinjve, si dhe konkurrenca nga mallrat e importuara me çmime më të ulëta. Sektori HoReCa (hotele-restorante-katering) furnizohet më shumë me produkte bulmeti të importit, pasi çmimi është më i lirë”, – tha z. Pupa.

Edhe Luis Ndreka, drejtues i kompanisë përpunuese të qumështit ADG (ish-“Lufra”), më herët tha se në fillim të vitit 2025, në shumicën e qyteteve kryesore është vërejtur rritje e kërkesës për produktet e bulmetit, përveç qyteteve të Juglindjes si Pogradeci dhe Korça, ku kërkesa është ndikuar negativisht nga rënia e popullsisë në këto zona.

Z.Pupa thotë se nuk pret që konsumi të përmirësohet edhe me ardhjen e turistëve, pasi sektori HoReCa vijon të ketë rënie të kërkesës.

Gerald Zyfi, nga kompania “Zyfi Farm”, shprehet se konsumi është në rritje rreth 20% krahasuar me vjet. Sipas tij, rritja e kërkesës është ndikuar nga shtimi i tendencës së konsumatorëve për produkte të freskëta.

Ndërsa për operatorin ADG, tendenca e konsumit është e njëjtë me vitin e kaluar, teksa pritet luhatje në rritje me ardhjen e turistëve.

Për sa u përket çmimeve të shitjes për produktet e bulmetit, operatorët pohojnë njëzëri se kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vjet./ Monitor

Etiketa: importqumesht

Lajme të lidhura

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë
Aktualitet

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës
Aktualitet

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Para
Vllaznia mund në finale Veronën dhe fiton turneun “Eagle Cup”

Vllaznia mund në finale Veronën dhe fiton turneun “Eagle Cup”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Lexo më shumë
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com