GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ulen shifrat e infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, mbi 15 mijë raste aktive

16:01 - 06/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedi në Kosovë, të infektuar nga covid, nënë e bir humbasin jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Maqedoninë e Veriut shënohet ulje e numrit të personave të infektuar me COVID-19, dhe kjo sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, është rezultat i masave para parandalimin e përhapjes së virusit. Për dallim nga dy javët e kaluara kur numri i të infektuarve arrinte në mbi një mijë persona, në katër ditët e fundit ky numër është ulur nën një mijë ndërsa të dielën dhe të shtunën edhe nën 500 të infektuar.

“Të dielën kishim rreth 490 raste të reja, që do të thotë më pak se 500, dhe numri i ekzaminimeve në spitale po zvogëlohet. Një nga treguesit më të mëdhenj janë ekzaminimet në Klinikën Infektive dhe ka një mesatare prej 120 dhe 130 kur kishte shumë presion mbi spitalet, tani ky numër është rreth 90. Nuk ka më numër të madh pacientësh të shtruar në spitalin e Tetovës, tani është 90 krahasuar me 120 që ishte më parë”, deklaroi të hënën (6 shtator), ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se institucionet po monitorojnë edhe gjendjen në shkolla, ku javën e kaluar ishin paraqitur 14 raste të të infektuarve, por jashtë objekteve shkollore. Filipçe tha se gjendja do të mbetet e tilla nëse nxënësit dhe shkollat do të respektojnë protokollet për mbarëvajtjen e procesit mësimor me prani fizike.

“Për momentin nuk shohim se shkollat janë një rrezik sa i takon situatës epidemiologjike, pra shëndetit të fëmijëve. Këto numra që kemi deri më tani tregojnë se numri i nxënësve që janë të sëmurë është vërtet i vogël”, tha Filipçe.

Ai ka bërë thirrje për vaksinimin e popullatës, në veçanti në zonat ku përqindja e të imunizuarve është e ulët, si në Tetovë, Gostivar dhe qytetet tjera të pjesës perëndimore të vendit. Si pasojë e mos vaksinimit, numri i të infektuarve por edhe i të vdekurve është më i lartë. Nga 480 të vdekur në katër javët e fundit, 429 nuk ishin të vaksinuar. Prej tyre, në Tetovë janë regjistruar 106 viktima ndërsa në Gostivar 73.

Deri në hënën, sipas të dhënave zyrtare, me nga dy doza janë vaksinuar më shumë se 600 mijë qytetarë. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në më shumë se gjashtë mijë persona kurse i rasteve aktive me COVID-19 në më shumë se 15 mijë persona.

Lajme të lidhura

Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta
Aktualitet

Nga “boom” ranë në kolaps, fasoneritë po braktisin Shqipërinë nga mungesa e politikave të qarta

12:50 - 28/03/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës

10:59 - 28/03/26
Çmimi i naftës ulet në nivele rekord në bursë, Bordi i Transparencës ende asnjë reagim
Aktualitet

Pas ndërhyrjes së Bordit të Transparencës, ankohen importuesit: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës

12:51 - 27/03/26
Para
Has/ 27-vjeçari kanos me sëpatë prindërit, arrestohet nga policia

Grabitje në Lezhë, 6 persona me kallashnikov i marrin ‘Audi Q7’-n qytetarit nga Kosova

TË FUNDIT

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Aktualitet

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

13:29 - 29/03/26

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjet për shqiptarët të cilët duan të lëvizin jashtë shtetit. Në...

Lexo më shumë
Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë

Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës tek faqja e tij për çmimet e larta, korrupsionin dhe shtypjen e mendimit të lirë

13:00 - 29/03/26
Niko Peleshi konfirmon sherrin në Grupin e PS: S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime

Niko Peleshi konfirmon sherrin në Grupin e PS: S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime

12:42 - 29/03/26
Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së

12:24 - 29/03/26
Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit

Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit

11:45 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com