GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ulet numri i lekëve të falsifikuara për vitin 2021

12:18 - 25/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulet numri i lekëve të falsifikuara për vitin 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Falsifikimi i Lekut pësoi rënie gjatë vitit kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për çdo 1 milionë kartëmonedha në qarkullim vitin e kaluar zbriti në arriti në 5.4, nga 8.4 për një milion që kishte qenë në vitin 2020.

Njëkohësisht, ky tregues ka prekur nivelin më të lartë të raportuar në tetë vitet e fundit. Mbështetur në këtë të dhënë dhe numrin total të kartëmonedhave në qarkullim, mund të përllogaritet se numri i kartëmonedhave të falsifikuara, të evidentuara, gjatë vitit 2021 ishte rreth 830, nga më shumë se 1310 që ishin identifikuar në vitin 2020.

Nga pikëpamja strukturore, peshën më të madhe të kartëmonedhave të falsifikuara e zënë prerjet 5000 Lekë dhe 1000 Lekë të ndjekura nga prerja 2000 Lekë dhe 500 Lekë. Monedha metalike me prerje 50 Lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të papërfillshme në raport me monedhat autentike.

Nga këndvështrimit teknik, Banka e Shqipërisë bën të ditur se falsifikimi i kartëmonedhave kombëtare bazohet tek riprodhimet nëpërmjet pajisjeve digjitale komerciale, duke përdorur teknikën ink-jet të kopjimit me ngjyra, shoqëruar edhe me aplikimin e metodave artizanale dhe teknologjike për imitimin e elementeve të sigurisë. Imitimi i elementeve të sigurisë i lexueshëm prej pajisjeve autentifikuese nuk ndeshet në pothuajse asnjë rast. Banka e Shqipërisë rekomandon publikun të tregohet i kujdesshëm gjatë shkëmbimit të kartëmonedhave, duke i kontrolluar ato për autenticitet me metodën “Prek, Shiko dhe Lëviz”, e publikuar edhe në faqen zyrtare të bankës qendrore.

Në kuadër të mbrojtës së monedhave nga falsifikimi, Banka e Shqipërisë vitin e kaluar ka plotësuar kuadrin rregullator me miratimin e dy rregulloreve të reja, “Mbi medaljet dhe xhetonat të ngjashëm me monedhën metalike Euro” dhe “Mbi kriteret për riprodhimin e kartëmonedhave dhe/ose monedhave metalike në Republikën e Shqipërisë”. Këtë vit, u nënshkrua gjithashtu një marrëveshje bashkëpunimi me BQE-në në fushën e mbrojtjes së Euros nga falsifikimi, duke rritur në këtë mënyrë shkallën e përafrimit të kuadrit tonë rregullator me atë evropian. Gjithashtu, ka vijuar organizimi i aktiviteteve me natyrë parandaluese të falsifikimit të parasë, kryesisht me fokus stafet profesioniste dhe përdoruesit e tjerë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2021 rezultonin në qarkullim rreth 154 milion copë kartëmonedha, me një vlerë totale prej 372.2 miliardë lekësh. Në krahasim me vitin 2020, numri i kartëmonedhave në qarkullim është ulur me rreth 1.4%, ndërsa të matura në vlerë, këto kartëmonedha janë rritur me 6.4%. Ecuria e kundërt e treguesve vjen si rrjedhojë e tendencës që vazhdon të ndjekë struktura e parasë në qarkullim, në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale më të lartë, kryesisht 5000 Lekë dhe 2000 Lekë.

Vlera mesatare e një kartëmonedhe në qarkullim në fund të vitit 2021 arriti në 2,421 lekë, kundrejt 2,242 lekë në fund të vitit 2020.

Në fund të vitit 2021, rezultuan 241 milionë copë monedha metalike, kundrejt 226 milionë copë në fund të vitit 2020. Vlera e monedhave metalike në fund të vitit 2021 arriti 5.96 miliardë lekë, kundrejt 5.58 miliardë lekë në fund të vitit 2020./ Monitor

Etiketa: Banka e ShqiperiseFalsifikimi i Lekutuletviti 2021

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
“Hajde pijmë një…”, Djali i Robert Aliaj fton publikisht në takim Oriola Marashin

“Hajde pijmë një…”, Djali i Robert Aliaj fton publikisht në takim Oriola Marashin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26

Ditën e sotme, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet...

Lexo më shumë
Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com