GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Ulja e TVSH mund të mos ulë çmimet”, eksperti i ekonomisë: Kriza energjetike lidhet me menaxhimin

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ulja e TVSH mund të mos ulë çmimet”, eksperti i ekonomisë: Kriza energjetike lidhet me menaxhimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i ekonomisë dhe ish-deputeti Sherefedin Shehu, u shpreh se kriza energjetike në vend lidhet më së shumti me krizë menaxhimi. Shehu tha se rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh do të sillte një rritje të mëtejshme të çmimeve, ku barra finale do të binte mbi konsumatorët.

Sipas Shehut, heqja e TVSH-së për çmimet e shportës, nuk do të përkthehej domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, pasi ato vendosen në sajë të kërkesës dhe ofertës në treg. Ai gjithashtu tha se në rastin e energjisë elektrike, heqja e TVSH do të ndikonte në uljen e çmimit, pasi kemi të bëjmë me çmime të kontrolluara në treg.

“Kjo krizë nuk lidhet me ndikimin e bursës, pasi ne jemi prodhues i energjisë hidrike, dhe kemi një bilanc pozitiv në pjesën më të madhe të kohës, me përjashtim të ndonjë krize, është më shumë zhurmë për qëllime politike, sesa krizë reale. Rritja e çmimeve për biznesin e madh, do të çojë barrën te qytetarët, pasi do të përkthehet në rritje çmimi. Ishin deklarata kontradiktore, pasi nuk flet për mbështetje reale për qytetarët. Kjo është një histori që ka brenda shumë elementë, nëse do të flisnim, realisht për plan masash, kryeministri duhet të kishte bërë një analizë të detajuar të sistemit. Kompanitë kanë bërë punësime masive para zgjedhjeve, njerëz që janë marrë vetëm për t’iu dhënë rrogat.

Praktikisht ekspertët nuk gjejnë dot bilancet e KESH, OSHEE dhe OST, nuk ka transparencë dhe informim të publikut.

Unë nuk përkrah teorinë e uljes së TVSH, janë dy grupe mallrash, ushqimet dhe çmimi i energjisë që është i rregulluar. Unë marr krahun e ekspertit fiskal, politikat e diferencuara e kanë bazën kur aplikohen për herë të parë, dhe këtu bëhet fjalë vetëm në raste kur kemi të bëjmë mbi TVSH apo akcizën.

Çmimi i mallrave varet nga tregu, unë nuk besoj se në momentin post krizë ka vend për uljen e TVSH. Heqja e TVSH nuk do të thotë ulje e çmimit në treg, nuk mund të shpresojmë në zemërgjerësinë e tregtarëve. Në rastin e energjisë elektrike, ne kemi të bëjmë me një çmim të kontrolluar nga Enti Rregullator i Energjisë, dhe heqja e TVSH sjell dhe ulje çmimi“ – u shpreh Shehu.

Më tej ai tha se qeveria duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që çmimet e energjisë për biznesin të mos të rriten, pasi kjo do të ndikonte në përkeqësimin e situatës me çmimet në treg.

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit

KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit

TË FUNDIT

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në kampionatin Abissnet Superiore, duke vlerësuar...

Lexo më shumë
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26
Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

12:29 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com