GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ulsi Manja i dhuron Bashkim Ulajt 20 MLN euro për Burgun e të Miturve, tenderi denoncohet për korrupsion

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulsi Manja i dhuron Bashkim Ulajt 20 MLN euro për Burgun e të Miturve, tenderi denoncohet për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimeve Publike favorizon oligarkët kur shqyrton denoncimet për tenderat e mëdhenj. Këtë radhë nuk ka bërë përjashtim edhe interesi i ndërtuesit dhe manjatit të mediave Bashkim Ulaj. Bosi i “Gener 2”, televizionit A2 dhe i disa kompanive të tjera të ndërtimit, përfshirë “4 AM”, ka përfituar nga ministri Ulsi Manja kontratën e majme për  ndërtimin e burgut të miturve.

Një përshtypje të tillë të jep afera e ngritur mbi tenderin me objekt ‘Ndërtimi i Institucionit për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve”, me një fond limit 1,924,332,544 lekë të reja (pa TVSH). Siç shihet, gara për këtë tender është mbajtur qysh 7 nëntor të viti 2023 dhe fituese është shpallur firma  “4 AM” e Bashkim Ulajt, e cila në letra ka pronar Ardit Metaliajn.

Në fillim në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, ku katër prej tyre u përjashtuan nga komisioni vlerësues menjëherë dhe fitues është shpallur bashkimi i kompanive “4 A-M” dhe “ED KONSTRUKSION” me pronar kryesor Alfred Ibrahimin.

Ministri Ulsi Manja e ka firmosur kontratën në mungesë të një konkurrence minimale. Menjëherë tenderi është denoncuar në KPP.

Denoncimi

Më datë 6 dhjetor 2023, Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Rafin Company” SHPK & “Ndregjoni” SHPK & “Udha” SHPK ka dorëzuar ankesën me denoncimin publik se ky tender është dhuruar për “përfitime personale”. Pra është një denoncim i hapur për korrupsion, të cilin SPAK mund ta marrë të gatshëm dhe ta fusë në dosjen e Ulsi Manjës kur t’i vijë ora për ta hetuar.

Në ankesë ngrihen pretendime për mos përmbushje nga ana e bashkimit të operatorëve ekonomikë “4 AM” SHPK & “ED Konstruksion” SHPK, të kritereve. Sipas denoncuesit, firmat fituese nuk kanë paraqitur dokumentet në kohë dhe nuk kanë të deklaruar të gjithë stafin e nevojshëm që duhet për të kryer këtë shërbim. Gjithashtu, theksohet se Autoriteti Kontraktor i ka lejuar që t’i dorëzojnë dokumentet dorazi pas afatit.

“Haptazi dhe në shkelje flagrante të ligjit Komisioni i Vlerësimit të Ankesave ka favorizuar në këtë procedurë prokurimi me qëllim përfitime personale duke kualifikuar BOE “4- AM” shpk dhe “ED Konstruksion” SHPK pa plotësuar kriteret dhe pa dorëzuar dokumentacionin e kërkuar si dhe duke pranuar dokumente shtesë (fizikisht) jashtë afateve kohore të pranimit të dokumentacionit”, thuhet në ankesë.

Vendimi

Pas këtyre pretendimeve për shkelje të rënda dhe që cenojnë hapur konkurrencën, KPP ka gjetur “kohë” për këtë çështje vetëm pas 6 muajsh! Tani me siguri këto para janë xhiruar në arkën e kompanisë së Ulajt dhe asgjë nuk ka më efekt.

Gjithsesi shohim që më datë 10 maj 2024 është mbledhur komisioni për të shqyrtuar këtë çështje dhe ka arritur në përfundimin se pretendimet e ankimuesit për stafin dhe dokumentacionin nuk qëndrojnë. Kështu KPP nuk ka pranuar kërkesën dhe e lejon Autoritetin Kontraktor të vazhdojë me procedurat.

Zbulimi më interesant është se të dy bashkimet e operatorëve janë përplasur për tenderin “Rikonstruksion i Spitalit Rajonal Dibër ‘Rrahim Xhika’” më 25 tetor 2023. Edhe këtu ka fituar bashkimi “4 AM” SHPK & “Ed Konstruksion” SHPK.

“KPP vlerëson se përsa kohë që procedurat e mësipërme kanë të njëjtin stil gjuhësor të shkrimit të disa prej kritereve të veçanta të kualifikimit dhe të arsyetimit të tyre megjithëse të dy institucionet nuk kanë asnjë lidhje varësie me njëra-tjetrën dhe tek të dy procedurat e prokurimit shfaqet i njëjti bashkim operatorësh ekonomikë pjesëmarrës dhe i kualifikuar nga ana e autoritetit kontraktor, mund të përbëjnë premisa për cenim të integritetit të procedurave të prokurimit publik për të dy institucionet dhe në vlerësim të Komisionit të Prokurimit Publik shfaqet e nevojshme hetime të thelluara administrative nga ana e institucioneve të tjera”, theksohet në vendim.

Për të larë duart, KPP i propozon Agjencisë së Prokurimeve Publike nisjen e “hetimit administrativ” për konstatimet e mësipërme. Sigurisht, ka diçka që nuk shkon, prandaj kryetari i KPP, Jonaid Myzyri, ka lënë një shteg hapur për shqyrtimin e shkeljeve.

Ndërkaq, i dërgohet një kopje e dokumenteve Ministres së Shtetit, Adena Birdeni, që mbulon edhe Antikorrupsionin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: “Rafin Company”Bashkim UlajBurgu i te miturveDenoncimSpakUlsi Manja

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
U mor në pyetje për 4 orë, Elvis Roshi del nga SPAK: Nuk mund të flas për shkak të hetimit

U mor në pyetje për 4 orë, Elvis Roshi del nga SPAK: Nuk mund të flas për shkak të hetimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar...

Lexo më shumë
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com